Sot, vullnetarizmi po bëhet gjithnjë e më popullor në shoqëri për shkak të numrit në rritje të projekteve, të organizatave dhe të rrjeteve vullnetare. Niveli më i lartë i vullnetarizmit është në mesin e rinisë. Megjithatë, jo të gjitha grupet shoqërore janë të përfshira në mënyrë të barabartë në vullnetarizëm. Në Portin e Durrësit, sikurse edhe në vendet e tjera të Evropës Juglindore (EJL), vullnetarizmi është bërë pjesë e politikës publike. Ai ka marrë një rol në kuadër të politikave për të rinjtë. Për më tepër, vullnetarizmi është bërë prioritet i politikave si pjesë e strategjisë së shtetit për bashkëpunim me shoqërinë civile.

Megjithatë, politikat e vullnetarizmit ka nevojë për zhvillim të mëtejshëm për t’i zgjeruar hapësirat për një qytetari të angazhuar. Rritja e shkallës së vullnetarizmit frymëzon një nivel më të lartë të pjesëmarrjes qytetare dhe të bashkëveprimit ndërmjet faktorëve shtetërorë dhe jo-shtetërorë, duke sjellë me vete potencialin për një qytet më përfshirës në aspektin shoqëror.

Në përgjithësi, vullnetarizmi kuptohet në terma altruistë. Të dhënat e anketës po ashtu kanë treguar se motivimi kryesor për vullnetarizëm ka të bëjë me interesin publik që pasohet nga motivimi individual.

Për më tepër, hulumtimi ka zbuluar se përfitimet nga vullnetarizmit perceptohen të jenë sociale, individuale dhe organizative. Vullnetarizmi ofron një platformë për lidhjen e kapitalit social, rritjen e besimit dhe nxitjen e vendim-marrjes demokratike.

Në këtë rubrikë diskutohen çështjet e politikave, sfidat dhe mundësitë për vullnetarizmin e punonjësve të Autoritetit Portual Durrës. Duke u fokusuar në mjedisin institucional dhe shoqëror, është kërkuar që të identifikohen boshllëqet dhe mundësitë për të promovuar aksionin vullnetar. Në këtë punim theksohet nevoja për ndërhyrje me politika për të mbështetur vullnetarizmin ndaj nismave me bazë në komunitet, si dhe për të përmirësuar ndërveprimin e qytetarëve me qytetin, shoqërinë civile dhe sektorin e biznesit.