Transparenca

Referuar; Kartelës shoqëruese të praktikës së KOMISIONERIT PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT DHE MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE, DËRGOHET PRANË APD-së PROGRAMI MODEL I TRANSPARENCËS, nr.prot 204, 21.01.18

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Autoritetit Portual Durrës, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare http://localhost/apd,  si dhe në mjediset e tij.  Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, informacione dhe shërbime të cilat kryhen nga ana e Autoritetit.

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm.

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format dhe lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare të APD, pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.

II. PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së APD-së janë:

  1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
  2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: APD ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnënë mënyrë të posaçme veprimtarinë e APD-së dhepërkatësisht: Ligji nr. 9887, datë. 10.03.2008 “Përmbrojtjen të dhënave personale” i ndryshuar, Ligji nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
  4. Informacioni përshtatet në gjuhë shqipe, të shkruar qartë e të kuptueshme.
  5. Informacioni publik  pa kërkesë duhet të jetë:

i plotë;

i saktë;

i përditësuar;

i thjeshtë në konsultim;

i kuptueshëm;

lehtësisht i aksesueshëm;

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Autoriteti Portual,  vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit http://localhost/apd dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

Tekstet e plota të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit portial, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e secilit prej Sektorëve për të drejtën e informimit;

Planet strategjike të punës, raporte si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit portual.

Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor, 6 mujor apo 3 mujor, për zbatimin e buxhetit.

Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/ partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit portual, duke përfshirë:  listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;

Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna ngaautoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti portual.

Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo  një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti portual për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;

APD-ja gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;

Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon