Disa nga pyetjet më të shpeshta drejtuar Linjës së gjelbër në numrin e telefonit pa pagesë 0800 73 74 dhe në adresën zyrtare të e- mailit janë:
- Cilat janë procedurat që duhen ndjekur për të udhëtuar drejt Italisë dhe anasjalltas?
- Dokumentacionin e nevojshëm për lëvizje për arsye pune ose shëndetësore.
- Udhëtimi tranzit me ndalesë në Itali, nga shqipëria drejt Gjermanisë
- Informacion mbi orarin e trageteve drejt Italisë dhe pajisjen me bileta,
- Pyetje mbi pajisjen me leje portuale, për këmbësorë dhe automjete nga agjensi transporti.
- Informacion mbi tarifat portuale.
- Informacion mbi kostot dhe procedura të ndryshme doganore si; ngarkim dhe shkarkim malli.
- Informacion mbi tarifat e vincave dhe konteinerëve.
- Kërkesa për t’u punësuar në Autoritetin Portual.
Cdo pyetje apo kërkese drejtuar “Linjës së gjelbër” në nr. 0800 73 74, apo në rrugë elektronike, i jepet përgjigjja pasi është konfirmuar më parë nga Sektori apo Drejtoria përkatëse.
Për cdo pyetje mund të telefononi në nr. pa pagese 0800 73 74 si dhe mund të dërgoni e-mail në adresën zyrtare të APD-së [email protected]