
Në Autoritetin Portual Durrës u organizua më datë 18.05.2022 takimi i tretë midis partnereve të projektit
Partneret e projektit diskutuan mbi aktivitetet e përfunduara të WPT1 dhe aktivitetet në vazhdim të WPM, WPT2 and WPC.
Temat kryesore të diskutuara në këtë takim ishin detyrat që secili partner duhet të përmbushë sipas afateve te percaktuara.
Në seksionin e fundit të takimit Komiteti Drejtues i projektit diskutoi mbi aktivitetet ne vazhdim te projektit, ndryshimet qe mund te ndodhin dhe planifikimet e ardhshme.
Projekti EFINTIS financohet nga programi Interreg IPA CBC Itali–Shqipëri-Mali i Zi, me një buxhet total prej 1,075,500 € dhe me qëllimin kryesor për përforëcimin dhe rritjen e lidhjeve të njësive të transportit në rajon.
Ky projekt do të sjellë zgjidhje të reja të TIK të cilat janë veçanërisht të nevojshme në situatën aktuale të pandemisë prej COVID-19. Partneret kryesore te ketij projekti janë : Porti i Tivarit (MNE) – Partneri Lider, Instituti Shqiptar i Transportit (ALB), Autoriteti Portual i Detit Adritatik Jugor (ITA), Autoriteti Portual Durrës (ALB) dhe Agjencia Autonome e Termolit për Mikpritjen dhe Turizmin (ITA).
Në përfundim të takimit u dakordësua për zhvillimin e takimit të ardhshëm i cili parashikohet të zhvillohet në Bar te Malit te ZI.