
Publikime
NJOFTIM/ Shpallje vendi vakant Punonjës Pastrimi pranë Sektorit të Mirëmbajtjes së godinave/ 1 shtator 2022
Në vijim të zbatimit të procedures “ Rolet Organizative, Përgjegjësite dhe Autoritet” miratuar me Urdhrin e Brendshëm Nr. 3514/2, date 22.12.2020, i ndryshuar me U.B Nr. 711, datë 02.03.2021, APD shpall nje vend vakant pune “Punonjës Pastrimi”, prane Sektorit te Mirembajtjes se Godinave, Drejtoria e Sherbimeve Mbeshtetese.
Dokumentacioni që duhet të dorëzohet nga aplikantët brenda datës 07.09.2022
- Librezë Pune.
- Fotokopje e Librezës së Kontributeve.
- Fotokopje e Librezës së Energjisë Elektrike
- Fotokopje Leje Drejtimi
- Fotokopje e Kartës së Identitetit
- Certifikatë Familjare.
- Raport mjeko-ligjor (i aftë për punë)
- Vërtetim Banimi.
- Curriculum Vitae
- Diplomë e noterizuar + Listë notash e noterizuar
- 3 Foto
- Vërtetim Prokurorie
- Vërtetim Përmbarimi
- Vërtetim Gjykate
- Dëshmi penaliteti
PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE
- Pastrimi dhe mirëmbajtja e ambjenteve të institucionit të APD.
- Të sigurohet që të gjitha zonat që janë nën përgjegjësine e tij/saj jane të mirëmbajtura në nivelet më të larta të pastërtisë dhe rregullësisë.
- Të mirëmbaje uniformën dhe kujdes në shpërdorimin e materialeve të punës.
- Përgjigjet për pastrimin e ambjenteve të institucionit të APD.
- Kryen detyra të tjera përkatëse të ngarkuara nga eprori direkt apo eprorët të një niveli më të lartë.
PARAKUSHTET:
- Dëftesë Pjekurie e Noterizuar, ose e nivelit të mesëm.