
Publikime
NJOFTIM/ Shpallje vendi vakant Punonjës Operativ pranë Sektorit të Mirëmbajtjes së godinave/ 21 qershor 2022
Në vijim të zbatimit të procedures “ Rolet Organizative, Përgjegjësite dhe Autoritet” miratuar me Urdhrin e Brendshëm Nr. 3514/2, date 22.12.2020, i ndryshuar me U.B Nr. 711, datë 02.03.2021, APD shpall nje vend vakant pune “Punonjës operativ (Marangoz)”, prane Sektorit te Mirembajtjes se Godinave, Drejtoria e Sherbimeve Mbeshtetese.
Dokumentacioni që duhet të dorëzohet nga aplikantët brenda datës 27.06.2022
- Librezë Pune.
- Fotokopje e Librezës së Kontributeve.
- Fotokopje e Librezës së Energjisë Elektrike
- Fotokopje Leje Drejtimi
- Fotokopje e Kartës së Identitetit
- Certifikatë Familjare.
- Raport mjeko-ligjor (i aftë për punë)
- Vërtetim Banimi.
- Curriculum Vitae
- Diplomë e noterizuar + Listë notash e noterizuar
- 3 Foto
- Vërtetim Prokurorie
- Vërtetim Përmbarimi
- Vërtetim Gjykate
- Dëshmi penaliteti
PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE
- –Ndjek punën për eleminimin dhe riparimin dhe sjelljen ne gjendje të kënaqshme nga sistemi mainserver të cilat ja delegon personeli menaxhues.
- –Punon për kryerjen e shërbimeve dhe riaprimeve duke hartuar me brigadierin një plan ndërhyrje për të realizuar riparimet në kohën dhe cilësine e duhur.
- –Për defekte të renda të infrastrukturës do të bashkerendoj punën me institucionet përkatese për të rikthyher në gjendje të mirë teknike infrastrukturën.
- –Përgjigjet për disiplinën në punë dhe për plotësimin e detyrave të marra me anë të urdherave ditor të nxjerrë nga Main Saver.
- – Është përgjegjës për të gjithë veglat dhe të gjithë bazën materiale që do të duhet për realizimin e një detyre e ngarkuara nga sistemi.
- – Në bashkëpunim me personelin menaxhues evidenton, harton listat e pjesëve hidraulike, për ndërtim, elektrike për ditën, muajin pasardhës.
- – Zbaton rregullat e sigurimit teknik dhe shëndetit në punë dhe të punës në lartësi.
PARAKUSHTET:
- Diplomë ose Dëftesë Pjekurie e Noterizuar, ose e nivelit të mesëm
KRITERET E PËRZGJEDHJES:
- Deshmi kategorie, kualifikime, njohuri, trajnime të cilat ndihmojnë në efikasitetin e punës.