03/08/2022
Publikime

NJOFTIM PËR SHPALLJE TË VENDIT VAKANT “PËRGJEGJËS I MJETIT PATRULLUES”, PRANË ZV. DREJTOR OPERATIV, FSPD. / 3 Gusht 2022

Në vijim të zbatimit të procedurës “ Rolet Organizative, Përgjegjësitë dhe Autoritet” miratuar me Urdhrin e Brendshëm Nr. 3514/2, date 22.12.2020, i ndryshuar me U.B Nr. 711, date 02.03.2021,  APD shpall një vend vakant “PËRGJEGJËS I MJETIT PATRULLUES”, PRANË ZV. DREJTOR OPERATIV, FSPD.

Dokumentacioni duhet të dorëzohet Brenda datës 02.09.2022.

1 Librezë Pune
2 Curriculum Vitae
3 Fotokopje e Librezës së Energjisë Elektrike
4 Fotokopje Leje Drejtimi
5 Fotokopje e Kartës së Identitetit
6 Certifikatë familjare dhe certifikate personale
7 Certifikatë mjekësore (në formatin e patentës)  
8 Vërtetim Banimi.
9 Diplomë e noterizuar + Listë notash e noterizuar
10 3 Foto  
11 Vërtetim  Prokurorie
12 Vërtetim Përmbarimi
13 Vërtetim Gjykate
14 Dëshmi penaliteti

 

  1. Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

 

Mjeti patrullues ujor, në varësi të nivelit të sigurisë detare anije – port – anije, ka këto detyra:

  • Mjeti patrullues ujor do të kryejë patrullimin ujor brenda basenit portual dhe rreth kanalit hyrës ne port çdo 8 orë në kohë të ndryshme të çdo datë.
  • Gjatë patrullimit do të kontrollojë e regjistrojë pozicionin e anijeve në kalatat nga zero në 11 dhe do t’i raportojë sallës operative.
  • Informimin e sallës operative për anijet që futen në basen e akostohen si dhe për ato qe nisën në lundrim, përfshi këtu motoskafët qe lëvizin brenda basenit ose dalin në radë.
  • Informimin e sallës operative në se mjete të vogla lundruese afrohen dhe duan të akostohen allaj anijeve pasagjere, cisternave si dhe ne anijeve të akostuara në kalata.
  • Vrojtimin gjatë patrullimit të bordit të anijeve nga ana e detit dhe raportimi në se konstatohet se anijet po ngarkojnë/shkarkojnë ngarkesa që të cilat ndotin mjedisin ujor të akuariumit portual.
  • Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet nëpërmjet vrojtimit vizual dhe radio teknik sektorit ndërmjet trageteve dhe peshkimit ditën dhe sidomos natën deri në nisjen e tragetit të fundit.
  • Gjatë natës, krahas basenit portual, sipas urdhrit që do të jepet në varësi të situatës, do të kontrollohet zona ujore e kalatës lindore jashtë valëpritësit.
  • Ndalimi, marrja e të dhënave dhe kontrolli i mjeteve të vogla lundruese si skafe, sanella me grepa e rrjeta që dalin ose hyjnë në port ose ushtrojnë aktivitet në zonën ujore lindore dhe pranë fenerëve të kanalit.
  • Kontrolli i bordit nga ana e detit të anijeve pasagjere turistike ose ushtarake që vijnë për vizitë në port si dhe të anijeve që kanë nivel më të lartë sigurie.
  • Zbatimin e detyrave të tjera të dhëna nga salla operative.
  • Të gjitha procedurat, kontrollet, punimet e ndryshme shënohen përkatësisht në ditarin e kuvertës, në librin e marrjes e dorëzimit të shërbimit dhe në formularin e incidenteve të sigurisë.

 

  1. Arsimimi dhe eksperienca (minimumi i kualifikimeve të kërkuara për të përmbushur këto përgjegjësi):
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Akademinë e Marinës, Inxhinieri Navale apo ekuivalente;
  • Të posedojë dëshmi të drejtimit të mjetit lundrues;
  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 vjet në fushën e detarisë;

 

    3. Aftësi dhe kompetenca kryesore:

  • Të njoh veprimtarinë e Portit të Durrësit dhe anijet;
  • Të veprojë në mënyrë etike;
  • Të ketë aftësi komunikuese dhe bashkëpunuese në grup.

Lini një Përgjigje

Copyright © 2022 Autoriteti Portual Durres . All Rights Reserved