
NJOFTIM PËR SHPALLJE TË VENDIT VAKANT “NDIHMËS MJEK”, PRANË NJËSISË EPIDEMIOLOGJIKE, DIVIZIONIONI I STANDARTEVE, SHËNDETIT DHE EMERGJENCAVE / 22 qershor 2022
Në vijim të zbatimit të procedurës “ Rolet Organizative, Përgjegjësitë dhe Autoritet” miratuar me Urdhrin e Brendshëm Nr. 3514/2, date 22.12.2020, i ndryshuar me U.B Nr. 711, date 02.03.2021, APD shpall një vend vakant “NDIHMËS MJEK”, pranë PRANË NJËSISË EPIDEMIOLOGJIKE, DIVIZIONIONI I STANDARTEVE, SHËNDETIT DHE EMERGJENCAVE.
Dokumentacioni duhet të dorëzohet Brenda datës 28.06.2022.
- Librezë Pune.
- Fotokopje e Librezës së Kontributeve.
- Fotokopje e Librezës së Energjisë Elektrike
- Fotokopje e Kartës së Identitetit
- Certifikatë Familjare.
- Raport mjeko-ligjor (i aftë për punë)
- Vërtetim Banimi.
- Curriculum Vitae
- Diplomë e noterizuar + Listë notash e noterizuar
- Çertifikatë, Titull, nga Ministria e Financave si “Auditues i Brendshëm i Sektorit Publik”
- 3 Foto
- Vërtetim Prokurorie
- Vërtetim Përmbarimi
- Vërtetim Gjykate
- Dëshmi penaliteti
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore – Ndihmes Mjeku
-Merr pjesë në grupin e praktikave të detit çdo ditë, në port ose në radë.
– Kryen kontrollin e higjenës sanitare në anije.
-Merr informacion nga kapiteni i anijes për gjëndjen shëndetsore të personelit, si dhe shikon dokumentacionin të cilën e sjell tek Drejtuesi i Njësisë për vazhdimin e proçedurave të mëtejshme.
-Shoqëron mjekët në inspektimin e anijeve si grup pune.
-Merr pjesë në procesin e monitorimit për dezinsektimin, dezinfektimin dhe deratizimin e anijeve ose sektorëve të tjerë sipas rastit.
-Gjatë ushtrimit të aktivitetit të tij, performanca duhet të bazohet midis të tjerash edhe tek Kodi i Etikës dhe disiplinës në punë.
-Angazhohet për zbatimin rigoroz të disiplinës në punë.
Arsimimi dhe eksperienca
Të ketë përfunduar arsimin e mesëm mjekësor.
Kualifikime shtesë, trajnime, aftësi, njohuri, atribute personale, mjeshtëri dhe/ose përvojë që do të jepte një performancë efikase më të lartë të punës.