10/05/2022
Publikime

CEMA/ “Shpallja e Programit të Specializimit dhe Praktikave Profesionale në fushën e administrimit portual”/ 10 maj 2022

Autoriteti Portual Durrës, shpall Thirrjen për Programin e Specializimit dhe Praktikave Profesionale, fushën e administrimit portual, program i cili do mbështetet financiarisht kuadër aktiviteteve zhvillon Qendra e Ekselencës për Çështjet Detare (CEMA).

Ky program, u ofron profesionistëve rinj mundësinë përfshihen një eksperiencë pune integruar e ndërveprim me profesionistë karriere administratën portuale, me qëllim përfitimin e një përvoje kualifikuese ndikon zhvillimin e aftësive tyre profesionale e shprehive tyre praktikë.

Qendra e Ekselencës për Çështjet Detare do të përzgjedhë profesionistë të rinj për të qenë pjesë e këtij programi, i cili do t’u mundësojë atyre kryerjen e një praktike-specializim për një periudhë 6 mujore në sektore me rëndësi në Autoritetin Portual.

Periudha e praktikës profesionale nuk nënkupton në asnjë mënyrë ndonjë marrëdhënie formale pune me APD.

Gjatë praktikës profesionale, studentët e përzgjedhur do të vendosen në sektorë/njësi organizative të caktuara të APD dhe do të punojnë nën udhëzimet e mbikëqyrësve të sektorëve/njësive përkatëse.

Qendra e Ekselencës për Çështjet Detare do te vendosë në dispozicion 1 kuotë për kryerjen e kësaj praktike me profilet e meposhtme:

Inxhinieri Mekanike / Elektrike/ Elektronike
Shkenca Ekonomike dhe Ekzakte    
Navigacion dhe Menaxhim Detar    
Shkenca informatike dhe Sisteme
Shkenca shoqërore

 

Aplikuesit që do të paraqesin kërkesën për të qenë pjesë e këtij programi duhet të plotësojnë minimalisht këto dy kushte:

a) të kenë përfunduar arsimin e lartë (barchelor ose master) brenda apo jashtë vendit;

b) të jenë të moshës deri 35 vjeç.

 

Përzgjedhja e tyre në këte program do te bëhet nga një Komision Përzgjedhje, me përparësi, si më poshtë vijon:

a) sipas rezultateve të arritura gjatë viteve të studimit.

b) sipas fushave të studimit me interes, referuar objektivave të CEMA.

c) sipas cv dhe formimit të përgjithshem të aplikuesit.

Dokumentacioni që duhet të paraqesin :

-Formular Aplikimi

-CV dhe fotokopje të kartës së identitetit

-Diplome të noterizuar.

Në fund të praktikës, studentët do të pajisen me një certifikatë mbi ndjekjen e praktikës nga Qendra e Ekselencës për Ҫeshtjet Detare.

Aplikimi nga praktikantët do të bëhet online në websitin e Autoritetit Portual Durrës, dritarja Praktikat Mësimore/Profesionale.

Afati përfundimtar i pranimit të aplikimeve është data 16.05.2022

 

 

Lini një Përgjigje

Copyright © 2022 Autoriteti Portual Durres . All Rights Reserved