29/04/2022
Publikime

APD shpall vendin vakant “Specialist”, pranë Sektorit të Kontratave Koncesionare, Drejtoria e Kontratave, Divizioni Juridik / 29 prill 2022

Në vijim të zbatimit të procedurës “ Rolet Organizative, Përgjegjësitë dhe Autoritet” miratuar me Urdhrin e Brendshëm Nr. 3514/2, date 22.12.2020, i ndryshuar me U.B Nr. 711, date 02.03.2021,  APD shpall një vend vakant pune “Specialist” prane Sektorit të Kontratave Koncesionare, Drejtoria e Kontratave, Divizioni Juridik.

Dokumentacioni që duhet të dorëzohet nga aplikantet brenda datës 05.05.2022:

Librezë Pune.

Fotokopje e Librezës së Kontributeve.

Fotokopje e Librezës së Energjisë Elektrike

Fotokopje Leje Drejtimi

Fotokopje e Kartës së Identitetit

Certifikatë Familjare.

Raport mjeko-ligjor (i aftë për punë)

Vërtetim Banimi.

Curriculum Vitae

Diplomë e noterizuar + Listë notash e noterizuar

3 Foto

Vërtetim  Prokurorie

Vërtetim Përmbarimi

Vërtetim Gjykate

Dëshmi penaliteti

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore

  • Zbaton me përpikmëri dhe në nivel të lartë profesional të gjitha detyrat e ngarkuara dhe të marra përsipër.
  • Monitoron veprimtarinë e Shoqërive Konçesionare në Zonën Konçesionare. Monitorimi i ketij aktiviteti bëhet në perputhje të plotë me kontratën konçesionare të lidhur ndërmjet Autoritetit Kontraktor dhe Shoqërisë Konçesionare.
  • Jep përgjigje ligjore për problemet specifike që mbulon sipas detyrave që i ngarkohen brenda zyrës si dhe përpunon propozime lidhur me trajtimin e çështjeve të ndryshme me karakter profesional dhe teknik, sipas fushës që mbulon zyra.
  • Është përgjegjes për ndjekjen dhe evidentimin e problematikave të ndryshme në përputhje me kontratën konçesionare.
  • Krijon dhe azhornon dosjet ligjore për konçesionarin përkatës, gjithashtu ndjek korrespondencat dhe problematikat e ndryshme në lidhje me aktivitetin e konçesionarit.
  • Punon në vazhdimësi për rritjen e aftësive vetiake profesionale, në funksion të plotësimit sa më të mirë të detyrës së ngarkuar, por edhe në njohjen dhe zbatimin e legjislacionit në fuqi.
  • Merr pjesë dhe organizon grupe pune me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv.
  • Vepron me një sjellje etike dhe profesionale duke përmbushur standardet e kërkuara dhe siguron që ligjet, rregulloret dhe kodet shqiptare respektohen gjithmonë.

Arsimimi dhe eksperienca

  • Të ketë përfunduar studimet e larta universitare për Drejtësi.
  • Të ketë njohuri të ligjeve dhe Rregulloreve të APD.
  • Preferohet kualifikime shtesë, trajnime, aftësi, njohuri, attribute personale, mjeshtëri dhe /ose përvojë që do të jepte një performancë efikase më të lartë të punës.
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Exel, Power Point, Access)

Aftësi dhe kompetenca kryesore

– Aftësi në komunikim me eprorët dhe kolegët.

– Aftësi për të organizuar punën e tij /saj.

– Aftësi në zgjidhjen e problemeve për çështjet teknike ose procedurale që dalin nga procesi i punës.

– Aftësi bashkëpunuese në grup.

Lini një Përgjigje

Copyright © 2022 Autoriteti Portual Durres . All Rights Reserved