05/05/2022
Publikime

APD shpall vendin vakant “Inspektor”, pranë Sektorit te Administrimit te Terminalit Perendimor General Cargo, Divizioni Operacional / 05 maj 2022

Në vijim të zbatimit të procedurës “ Rolet Organizative, Përgjegjësitë dhe Autoritet” miratuar me Urdhrin e Brendshëm Nr. 3514/2, date 22.12.2020, i ndryshuar me U.B Nr. 711, date 02.03.2021,  APD shpall një vend vakant “Inspektor”, pranë Sektorit te Administrimit te Terminalit Perendimor General Cargo, Divizioni Operacional.

Dokumentacioni që duhet të dorëzohet nga aplikantet brenda datës 11.05.2022:

Librezë Pune.

Fotokopje e Librezës së Kontributeve.

Fotokopje e Librezës së Energjisë Elektrike

Fotokopje Leje Drejtimi

Fotokopje e Kartës së Identitetit

Certifikatë Familjare.

Raport mjeko-ligjor (i aftë për punë)

Vërtetim Banimi.

Curriculum Vitae

Diplomë e noterizuar + Listë notash e noterizuar

3 Foto

Vërtetim  Prokurorie

Vërtetim Përmbarimi

Vërtetim Gjykate

Dëshmi penaliteti

 

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore

Menaxhon dhe mban përgjegjësi për përdorimin nga subjektet e tjera te aseteve të terminalit si kalata, sheshe dhe magazina duke i identifikuar ato në kohë dhe sasi apo sipërfaqe, orienton subjektet për mënyrën se si do të perdorin këto asete.
  • Plotëson evidencën ditore për gjëndjen e aseteve të terminalit dhe për cdo prekje të kalatave nga mjete lundruese, të cilat kanë kontratë vjetore me APD-ne, jahtet turistike, dhe çdo mjet tjeter lundrues që nuk kryen procesin e ngarkim-shkarkimit  në kalatat e terminalit.
  • Kontrollon zbatimin e kushteve të kontratave që APD-ja lidh me përdoruesit e terminalit.
  • Ndjek  llojshmërinë dhe sasinë  e mallrave që depozitohen dhe sipëfaqet e zëna në sheshe dhe magazina.
  • Evidenton çdo lëvizje të mallit në siperfaqet e kontraktuara dhe mban procesverbalin përkatës me të gjitha të dhenat e domosdoshme, të cilat i pasqyron edhe në evidencat ditore dokumenta këto që çdo ditë i dorëzon tek ekonomisti operacional.
  • Bën llogaritje për ditët e qëndrimit të mallrave si dhe për siperfaqet e zëna prej tyre në proçes-verbalet përkatës, të miratuar nga përgjegjësi terminalit dhe ja paraqet ato të plotësuara ekonomistit të performancës operacionale.
  • Mban përgjegjësi për  shkeljen e pikave të kontratës  nga ana e subjektit gjë për të cilën në bashkëpunim me specialistin e performancës operacionale merr të gjitha masat e duhura.
  • Njofton përgjegjësin e sektorit.
  • Informon vazhdimisht  përgjegjësin e sektorit për  gjëndjen e shesheve dhe magazinave përsa i përket të dhënave të përdorimit të tyre të cilat i shënon çdo ditë në evidencën ditore.
  • Harton proçes-verbalet për të gjitha automjetet që qëndrojnë në zonat operacionale të terminalit pas ores 23:00 me të dhënat e tyre dhe ja dorëzon specialistit të performancës operative për zbatim pagese.
  • Njofton përgjegjësin e Sektorit për gjthçka ndodh në asetet e terminalit qoftë për dëmtime të tyre apo për papastërti të hedhura në to.
  • Ndjek me pergjegjesi zbatimin e urdherit te drejtorise ekzekutive persa i përket peshëmbajtjes se kalatave dhe shesheve që ka terminali.

 

Arsimimi dhe eksperienca

  • Të ketë përfunduar arsimin e mesëm- Dëftesë pjekurie.
  • Kualifikime shtesë, trajnime, aftësi, njohuri, atribute personale, mjeshtëri dhe/ose përvojë që do të jepte një performancë efikase më të lartë të punës.

Lini një Përgjigje

Copyright © 2022 Autoriteti Portual Durres . All Rights Reserved