05/05/2022
Publikime

APD shpall vendin vakant Asistent i Drejtorit, Kabineti, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv / 05 maj 2022

Në vijim të zbatimit të procedurës “ Rolet Organizative, Përgjegjësitë dhe Autoritet” miratuar me Urdhrin e Brendshëm Nr. 3514/2, date 22.12.2020, i ndryshuar me U.B Nr. 711, date 02.03.2021,  APD shpall një vend vakant pune Asistent i Drejtorit, Kabineti, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv.

Dokumentacioni që duhet të dorëzohet nga aplikantet brenda datës 11.05.2022:

Librezë Pune.

Fotokopje e Librezës së Kontributeve.

Fotokopje e Librezës së Energjisë Elektrike

Fotokopje Leje Drejtimi

Fotokopje e Kartës së Identitetit

Certifikatë Familjare.

Raport mjeko-ligjor (i aftë për punë)

Vërtetim Banimi.

Curriculum Vitae

Diplomë e noterizuar + Listë notash e noterizuar

3 Foto

Vërtetim  Prokurorie

Vërtetim Përmbarimi

Vërtetim Gjykate

Dëshmi penaliteti

 

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore

  • Asistenti administron dhe përgjigjet për mirëmbajtjen e mjetit të vënë në dispozicion.
  • Asistenti plotëson kërkesën për karburant dhe autorizimin për cdo udhëtim, mban dokumentacionin e nevojshëm për udhëtim, plotëson formularin e harxhimit të karburantit dhe bashkëpunon në vijim me Sektorin e Magazinimit pranë Drejtorisë së Financave, për rakordimin e informacioneve.
  • Asistenti plotëson fletë-udhëtimet dhe ndjek detyrat e ngarkuara nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv.

Vë në dijeni Divizionin e Financës dhe Administrimit në rastin e marrjes së gjobave të mjetit të ngarkuar nga Autoritetet përkatëse.

Arsimimi dhe eksperienca

  • Të ketë përfunduar arsimin e mesëm
  • Patente të kategorisë B.

Lini një Përgjigje

Copyright © 2022 Autoriteti Portual Durres . All Rights Reserved