10/05/2022
Publikime

APD shpall pozicion vakant për Punonjës Sigurie, zv.Drejtori Operativ pranë Forcës së Sigurisë Portuale Durrës / 10 maj 2022

Mbështetur në Ligjin Nr. 9130, datë 08.09.2003 “Për Autoritetin Portual”, Neni 20; VKM nr. 596, datë 10.09.2004 “Për Miratimin e Statusit të Autoritetit Portual dhe për Riorganizimin e tij” Neni 14, pika 1/c; Vendimin e Këshillit Drejtues Nr. 02, datë 28.02.2020 “Mbi miratimin e Strukturës Organizative, Organikës dhe numrit të punonjësve të Autoritetit Portual Durrës,  i plotësuar me VKD Nr. 9, datë 02.07.2020 dhe VKD Nr. 03, datë 26.02.2021; Udhëzimin Nr. 7, datë 11.06.2015 të Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave të përzgjedhjes së punonjësve të Forcës së Sigurisë në Porte Detare të Republikës së Shqipërisë”, Kreu V, Neni 9, Pika 2; Urdhëri Nr. 85 datë 11.06.2015 “Për Miratimin e Rregullores për Forcimin e Sigurisë në Anije dhe në Portet e Hapura të Republikës së Shqipërisë”, Ju njoftojmë:

  • Shpalljen e 4 (katër) vende vakant për pozicionin “Punonjës Sigurie”, zv.Drejtori Operativ, Forcat e Sigurisë Portuale Durrës.

Kandidatët, të cilët aplikojnë për të ushtruar detyrën e sipërpërmendur, duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Procedurave, të Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Pagave,  dokumentacionin e kërkuar sipas Udhëzimit Nr. 7, datë 11.06.2015, të Ministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës “Për përcaktimin e kritereve dhe proçedurave të përzgjedhjes së punonjësve të Forcës së Sigurisë në Portet Detare të Republikës së Shqipërisë në Portet Detare të Republikës së Shqipërisë”, deri më datë 10.06.2022.

Dokumentacioni i mëposhtëm të dorëzohet brenda afatit të caktuar:

  • Librezë Pune
  • Curriculum Vitae
  • Fotokopje e Librezës së Energjisë Elektrike
  • Fotokopje Leje Drejtimi
  • Fotokopje e Kartës së Identitetit
  • Certifikatë familjare dhe certifikate personale
  • Certifikatë mjekësore (në formatin e patentës)
  • Vërtetim Banimi.
  • Diplomë e noterizuar + Listë notash e noterizuar
  • 3 Foto
  • Vërtetim  Prokurorie
  • Vërtetim Përmbarimi
  • Vërtetim Gjykate
  • Dëshmi penaliteti

Lini një Përgjigje

Copyright © 2022 Autoriteti Portual Durres . All Rights Reserved