12/05/2022
Publikime

APD shpall pozicion vakant për Inspektor, Sektori i Lejeve të Hyrjes në Port, Zv. Drejtor Administrativ pranë Forcës së Sigurisë Portual Durrës / 12 maj 2022

Mbështetur në Ligjin Nr. 9130, datë 08.09.2003 “Për Autoritetin Portual”, Neni 20; VKM nr. 596, datë 10.09.2004 “Për Miratimin e Statusit të Autoritetit Portual dhe për Riorganizimin e tij” Neni 14, pika 1/c; Vendimin e Këshillit Drejtues Nr. 02, datë 28.02.2020 “Mbi miratimin e Strukturës Organizative, Organikës dhe numrit të punonjësve të Autoritetit Portual Durrës,  i plotësuar me VKD Nr. 9, datë 02.07.2020 dhe VKD Nr. 03, datë 26.02.2021; Udhëzimin Nr. 7, datë 11.06.2015 të Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave të përzgjedhjes së punonjësve të Forcës së Sigurisë në Porte Detare të Republikës së Shqipërisë”, Kreu V, Neni 9, Pika 2; Urdhëri Nr. 85 datë 11.06.2015 “Për Miratimin e Rregullores për Forcimin e Sigurisë në Anije dhe në Portet e Hapura të Republikës së Shqipërisë”, Ju njoftojmë:

  • Shpalljen e 1 (një) vendi vakant për pozicionin “Inspektor”, Sektori i Lejeve të Hyrjes në Port, zv.Drejtor Administrativ pranë Forcës së Sigurisë Portuale Durrës.

Kandidatët, të cilët aplikojnë për të ushtruar detyrën e sipërpërmendur, duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Procedurave, të Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Pagave,  dokumentacionin e kërkuar sipas Udhëzimit Nr. 7, datë 11.06.2015, të Ministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës “Për përcaktimin e kritereve dhe proçedurave të përzgjedhjes së punonjësve të Forcës së Sigurisë në Portet Detare të Republikës së Shqipërisë në Portet Detare të Republikës së Shqipërisë”, deri më datë 18.05.2022.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  •     Varet  direkt  nga Përgjegjësi i Sektorit.
  •     Lëshon leje ditore pa pagesë për këmbësorë dhe leje ditore për automjete kundrejt pagesës.
  •     Lëshon kartonin së bashku me kuponin tatimor drejtuesit të automjetit që kërkon të pajiset me leje hyrje.
  •     Rakordon me specialistin e Sektorit mbi xhiron ditore dhe i dorëzon për veprime të mëtejshme financiare.

Arsimimi dhe eksperienca:

  • Të ketë përfunduar arsimin e mesëm-Dëftesë pjekurie.
  • Kualifikime shtesë, trajnime, aftësi, njohuri, atribute personale, përvojë që do t’i jepte një performancë me efikase në punë.

Dokumentacioni i mëposhtëm të dorëzohet brenda afatit të caktuar.

  • Librezë Pune
  • Curriculum Vitae
  • Fotokopje e Librezës së Energjisë Elektrike
  • Fotokopje Leje Drejtimi
  • Fotokopje e Kartës së Identitetit
  • Certifikatë familjare dhe certifikate personale
  • Certifikatë mjekësore (në formatin e patentës)
  • Vërtetim Banimi.
  • Diplomë e noterizuar + Listë notash e noterizuar
  • 3 Foto
  • Vërtetim  Prokurorie
  • Vërtetim Përmbarimi
  • Vërtetim Gjykate
  • Dëshmi penaliteti

Lini një Përgjigje

Copyright © 2022 Autoriteti Portual Durres . All Rights Reserved