13/04/2022
Publikime

APD shpall një vend vakant pune Punonjës Operativ i Brigadës Operative, Sektori Brigades Operative, Drejtoria e Gatishmerisë Teknike, 13 Prill 2022

Ne vijim të zbatimit të procedures “ Rolet Organizative, Përgjegjësite dhe Autoritet”, miratuar me Urdhërin e Brendshëm Nr. 3514/2, date 22.12.2020, i ndryshuar me U.B Nr. 711, datë 02.03.2021, APD shpall një vend vakant pune “Punonjës Operativ i Brigadës Operative, Sektori Brigades Operative, Drejtoria e Gatishmerisë Teknike”:

Dokumentacioni që duhet të dorëzohet nga aplikantet brenda datës 19.04.2022:

1. Librezë Pune.
2. Fotokopje e Librezës së Kontributeve.
3. Fotokopje e Librezës së Energjisë Elektrike
4. Fotokopje Leje Drejtimi
5. Fotokopje e Kartës së Identitetit
6. Certifikatë Familjare.
7. Raport mjeko-ligjor (i aftë për punë)
8. Vërtetim Banimi.
9. Curriculum Vitae
10. Diplomë e noterizuar + Listë notash e noterizuar
11. 3 Foto
12. Vërtetim Prokurorie
13. Vërtetim Përmbarimi
14. Vërtetim Gjykate
15. Dëshmi penaliteti

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore
1. –Ndjek punën për eleminimin e defekteve në mekanizmat dhe mjeteve të tjera të cilat i merr nga sistemi mainserver të cilat ja delegon personeli menaxhues.
2. –Punon për kryerjen e shërbimeve teknike të mjeteve dhe mekanizmave bazuar në grafikët e këtyre shërbimeve të hartuara nga personeli menaxhues.
3. –Për avaritë e rënda dhe me afate të zgjatura organizon punën për riparimin e avarisë sipas teknologjisë së dhënë nga teknologu përkatës.
4. –Përgjigjet për disiplinën në punë dhe për plotësimin e detyrave të gadishmërisë teknike.
5. –Firmos fletë-daljet e vlerave materiale nga magazina dhe përgjigjet për administrimin e këtyre vlerave material.
6. – Në bashkëpunim me personelin menaxhues harton listat e pjesëve të këmbimit mekanike, elektrike dhe elektronike për muajin dhe vitin pasardhës.
7. – Zbaton rregullat e sigurimit teknik dhe shëndetit në punë dhe të punës në lartësi.
Arsimimi dhe eksperienca
– Të ketë përfunduar arsimin të detyrueshëm apo të mesëm ose certifikata të nivelit të mesem dhe lartë të kategorisë së kualifikimit.
– Kualifikime shtesë, trajnime, aftësi, njohuri, atribute personale, mjeshtëri dhe/ose përvojë që do të jepte një performancë efikase më të lartë të punës.

Kandidatët, të cilët aplikojnë për të ushtruar detyrën e lartpërmendur, duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore e Pagave, Sektorit të Procedurave, dokumentacionin e kërkuar sipas listës bashkangjitur, deri me datë 19.04.2022

Lini një Përgjigje

Copyright © 2022 Autoriteti Portual Durres . All Rights Reserved