08/11/2019
Projekte

ADRIPASS Integrating multimodal connectionsin the Adriatic Ionian Region

Takimi i tretë i Komitetit Drejtues të projektit ADRIPASS u zhvillua në datat 06 dhe 07 Shkurt 2019 në qytet – portin e Ploces, Kroaci.
Përfaqësuesi i Portit të Ploces, Z. Darko Plecas, hapi ditën e parë të takimit e cila vijoi me diskutime dhe prezantime teknike rreth finalizimit të metodologjisë për lehtësimin e transportit në zonën Adriatiko –Joniane.
Pjesa e dytë e ditës vijoi gjithashtu me diskutime teknike ku secili partner prezantoi planin e zhvillimit rreth sistemeve të IT që posedon secili prej tyre. Porti i Durrësit, i cili aktualisht nuk ka një sistem të integruar IT, po zhvillon një studim për implementimin e tij. Ky sistem do të bashkojë dhe lehtësojë komunikimin e komunitetit portual.
Dita e dytë e takimit ju dedikua veçanërisht paketës së komunikimit në të cilën janë specifikuar aktivitetet e ndryshme që do të zhvillohen në muajt në vijim për të bërë një prezantim më të gjërë të
qëllimeve të projektit. Artikuj në shtypin e shkruar, konferenca, deklarata për shtyp, video promocionale etj. do sjellin për të interesuarit të gjithë informacionin e nevojshëm rreth ADRIPASS.
Në muajin Qershor Autoriteti Portual Durrës do të zhvillojë një konferencë për promovimin e projektit.
Adripass press release eu 2

Lini një Përgjigje

Copyright © 2021 Autoriteti Portual Durres . All Rights Reserved