Autoriteti Portual Durrës merr përgjegjësi të ndryshme sociale, të cilat ndikojnë në shoqëri. Përgjegjësia jonë Sociale tregon arsyen për të cilën ne jemi të qëndrueshëm në të gjitha përgjegjësitë që ndërmarrim. Në këtë kontekst, ne përqendrohemi në ato tema tek të cilat mund të bëjmë ndryshimin. Ne duam të shërbejmë si një shembull i mirë si dhe të frymëzojmë të tjerët. Dhe kjo është arsyeja pse ne ftojmë palët e interesuara rreth portit të punojmë së bashku në sfidat që hasim në zhvillimin e vazhdueshëm të portit më të madh të vendit.

Ne po punojmë çdo ditë drejt një porti jetik që është i pajisur dhe i përgatitur për të ardhmen dhe ku rritja ekonomike shkon dorë për dore me përmirësimin e mjedisit jetësor. Ne e bëjmë punën tonë në një mënyrë të përgjegjshme shoqërore, duke respektuar njerëzit dhe çështje të ndryshme mjedisore. Përpjekjet tona janë përqendruara në portin tonë dhe vetë organizatën për të cilën ne punojmë.

Mjedisi i Sigurt dhe i Shëndetshëm, dheNjerëzit dhe Puna janë temat kryesore në përgjegjësinë sociale që kemi ne si APD prioritet. ‘

Puna & Njerëzit

Ne e shohim punësimin si një prioritet dhe me një përgjegjësi shoqërore të lartë dhe të rëndësishme. Janë njerëzit që përcaktojnë nëse një port është i suksesshëm, pavarësisht zhvillimeve të vazhdueshme teknologjike.
Një port jetik është një port gjithëpërfshirës që ofron punësim direkt dhe indirekt për të gjitha shtresat e popullsisë.

Ne vazhdimisht i kushtojmë vëmendje zhvillimit dhe vitalitetit të njerëzve, në mënyrë që ata të mund të punësohen në një mënyrë të qëndrueshme në karrierën e së ardhmes.