Autoriteti Portual Durres, për të permiresuar infrastrukturën tokësore të transportit të mjeteve të rënda TIR drejt Skanerit S2 Albania dhe hyrjes për në terminalin Lindor te përpunimit të mallrave dhe për të krijuar facilitetet e nevojshme për operatorët publik dhe privat që aksesojnë brenda hapësires territoriale portuale, ndërmori zbatimin e alsfaltimit të rrugës Rapiscan-APD-Lindore dhe shtimin e parkimit TIR me një sipërfaqe të re rreth 5880 m2 sipas kushteve teknike dhe bashkëkohore.

Aktualisht, nën administrimin e Autoritetit Portual Durrës është; PARKIMI TIR, i cili në hartën bashkangjitur është emërtuar si Zona 10 /1001,

PARKIMI TIR ka një sipërfaqe rreth 22’779 m2 dhe gjatë investimit të fundit, është shtuar një sipërfaqe prej 5880 m2, në të cilën do të qëndrojnë mjetet e rënda që nuk do të kalojnë procedurën e skanimit. Ky shtim sipërfaqeje është bërë me qëllim evitimin e trafikut të rënduar drejt portës 4.

Ky parkim shërben si vend pushimi per kamionët e eksportit dhe tē importit.

Kjo zonë, ose siç njihet ndryshe “PARKIMI TIR”, gjendet pranë skanerit dhe në krahë të djathtë pranë Portës nr. 4 në Autoritetin Portual.

Copyright © 2021 Autoriteti Portual Durres . All Rights Reserved