APD: NJOFTIM MBI SHPALLJEN E NJË VENDI VAKANT PRANË FORCËS SË SIGURISË PORTUALE/ 18 nëntor 2020
Autoriteti Portual Durrës njofton shpalljen e një vendi vakant pranë pranë Oficerit të Sigurisë së Portit, në pozicionin e Oficerit të Sigurisë së Zonave.
Kandidatët, të cilët aplikojnë për të ushtruar detyrën e sipërpërmendur duhet të dorëzojnë deri më datë 18.12.2020 pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Pagave dokumentacionin e kërkuar sipas Udhëzimit Nr.7 datë 11.06.2015 të Ministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave të përzgjedhjes së punonjësve të Forcës së Sigurisë në Portet Detare të Republikës së Shqipërisë”.
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore
• Përgjegjësitë e Oficerit tё Sigurisё tё Facilitetit Portual (PFSO) janё tё pёrcaktuara nё Kodin e ISPS dhe Ligjin “Për sigurinë në anije dhe porte”;
• Kryen inspektimet fillestare tё sigurisё tё facilitetit portual duke marre nё konsidetratё vlerёsimet pёrkatёse tё sigurisё së facilitetit portual;
• Zhvillon dhe mirёmban Planin e Sigurisё së Facilitetit Portual (PFSP);
• Implimenton dhe ushtron Planin e Sigurisё së Facilitetit Portual;
• Kryerjen e inspektimeve tё rregullta tё sigurisё së facilitetit portual, pёr tё siguruar vazhdimёsinё e masave tё pёrshtatshme tё sigurisё;
• Rekomandon dhe udhëzon si tё jetё e pёrshtatshme mё mirё, mbi modifikimet e planit tё sigurisё tё facilitetit portual, pёr korrigjimin e mangёsive dhe freskimin e planit tё sigurisё, duke marrё parasysh ndryshimet pёrkatёse tё faciliteteve tё portit;
• Bёn tё mundur rritjen e vetёdijes dhe sigurisё pёr vigjilencёn e personelit tё facilitetit portual;
• Siguron trajnimin e pёrshtatshёm tё personelit pёrgjegjёs tё sigurisё së facilitetit portual;
• Raporton autoritetet pёrkatёse mbi regjistrimet pёrkatёse pёr ngjarjet qё cënojnë sigurinё e facilitetit portual;
• Koordinon dhe implementon planin e sigurisё sё facilitetit portual me atё tё oficerit tё sigurisё tё anijes ose tё kompanisё (SSO-CSO);
• Koordinon veprimet e sigurisё nё mёnyrё tё pёrshtatshme;
• Siguron qё standardet pёr personelin pёrgjegjёs tё sigurisё tё jenё zbatuar.
• Garanton qё pajisjet e sigurisё tё punojnё siç duhet, janё testuar, kalibruar dhe mirëmbajtur, nëse ka;
• Bёn asistencёn e oficerit tё sigurisё sё anijes (SSO) pёr tё konfirmuar ngjarjen e ndodhur nё anije kur kjo gjё i kёrkohet;
• Kёrkon marrjen e informacionit tё anijes para mbёritjes (Ship pre- arrival information) ;
• Firmos Deklaratёn e Sigurisё me oficerin e sigurisё sё anijes sё caktuar nga kompania sipas rastit oficeri i parё ose kapiteni;
• Urdhёron imbarkimin ose disimbarkimin e pasagjerёve, transferimin e tyre, ngarkimin ose shkarkimin e mallrave tё rrezikshme nё rastet kur anija ka nivel mё tё lartё sigurie se sa ai i portit;
• Ndryshon deklaratёn e sigurisё nё bashkёveprim me oficerin e sigurisё sё anijes nё raste kur ndryshon niveli i sigurisё;
