Leje vjetore për kamionë

Aplikim leje e re
Tarifë për leje vjetore automjete deri 7.5 t240.00Kamion
Aplikim Rinovim leje
Tarifë për leje vjetore automjete deri 7.5 t240.00Kamion

Aplikimi për lejet e humbura bëhet vetëm në Zyrën e lejeve në Autoritetin Portual Durrës.

    *PERGJEGJESITE E POSEDUESIT TE LEJES

    Poseduesit e lejeve të hyrjes duhet të kenë leje të vlefshme. Leje e vlefshme quhet leja që është brenda afatit të skadencës dhe është lëshuar në përputhje me kërkesat e Planit të Sigurisë të Portit të Durrësit dhe me ato të Rregullores së Hyrje – Daljeve ne Portin e Durresit. Lejet e hyrjes për persona dhe automjete janë të vleshme për një vit nga data e lëshimit vetëm nëse personi vazhdon të jetë i punësuar nga kompania fillestare. Poseduesit e lejeve të skaduara konsiderohen aplikantë të rinj dhe duhet të plotësojne të gjitha kërkesat për të marrë një leje të re.

    Poseduesit e lejeve personale ose të automjetit duhet të zbatojnë të gjitha procedurat e hyrje-daljes në port.

    Të gjitha lejet e hyrjes personale dhe për automjetet jane pronë e Autoritetit Portual duhet t’i dorëzohen atij kur personi nuk është më i punësuar në një punë për të cilën i nevojitet të hyje në port.

    Lejet e hyrjes personale dhe ato për automjete nuk janë të transferueshme. Lejet personale duhet të mbahen në vend të dukshëm, mbi lartësinë e belit gjatë gjithë kohës që personi ndodhet në port, për pune ose vizitë. Lejet e hyrjes për automjete duhet të vendosen në xhamin e përparmë të makinës në një vend të dukshëm.

    Ne rast të humbjes ose vjedhjes së lejes së hyrjes, poseduesi i lejes duhet të njoftojë punëdhënësin e tij ose sektorin e dhënies së lejeve në portin e Durrësit menjëhere. Leja zëvendësohet kundrejt një pagese prej 200 lekesh e cila i paguhet sektorit të dhënies së lejeve në portin e Durrësit. Kur bëhet kërkesa për të zëvendësuar lejen e humbur, mund të bëhet një kontroll i ri i së kaluarës së aplikantit.

    Autoriteti portual Durrës rezervon të drejtën për të refuzuar dhënien e lejes së hyrjes personale ose për automjet në çdo kohë që i nevojitet të ndërmarrë një veprim të tillë.

    Poseduesit e lejeve të hyrjes që punojnë në një zonë të kufizuar duhet të lajmërojnë një punonjës të Forcës së Sigurisë, punonjës të policisë, roje private ose punonjës të Autoritetit Portual në cdo rast kur ata vënë re një person që nuk ka leje në vend të dukshëm ose nuk pranon të tregojë lejen kur i kërkohet. Të gjithë poseduesit e lejeve duhet të raportojnë menjëherë çdo aktivitet të dyshimtë dhe shkelje të rregullave dhe ligjeve të Shqipërisë dhe portit të Durrësit tek Forca e Sigurisë, Komisariati i Policisë ose Autoriteti Portual Durrës.

    Poseduesit e lejeve ose Firmat punëdhënëse, duhet të raportojnë me shkrim Autoritetit Portual Durrës për çdo arrestim, dënim ose shpallje të fajshëm që ka ndodhur, brenda 15 ditësh nga data e ngjarjes. Mosnjoftimi i Autoritetit Portual Durrës për çështjen e shënuar më sipër, ka si pasojë çaktivizimit e lejes së hyrjes dhe mund të sjellë si rezultat heqjen e përhershme të lejes së personit.

    Në rastet e ndryshimit të vendit të punës, ose të ndyshimit të të dhënave pesonale si emri, informacioni i kontratës, adresa, nr. i telefonit, personi informon Autoritetin Portual jo më vonë se 15 ditë nga data e ndryshimit. Kur një automjet me leje hyrje për në port shitet ose prishet, ose pronari i tij nuk punon më në port, ose nuk ka lidhje me portin, atëhere leja e automjetit, duhet t’i kthehet sektorit të dhënies së lejeve në portin e Durrësit.

    I kam lexuar dhe jam dakort të marr përsipër përgjëgjësitë e përshkruara në këtë kërkesë për leje hyrje. Unë vërtetoj se nuk ka asnjë të pavërtetë, mangësi, ose falsifikim në deklaratat dhe përgjigjet e mësipërme. Jam i vetëdijshëm për faktin se nëse një hetim vërteton se në këtë formular ka të pavërteta, mangësi ose falsifikime, mua nuk do të më jepet leja e hyrjes.

    Unë autorizoj Autoritetin Portual Durrës të marrë çfarëdo të dhëne dhe informacioni që ka të bëjë me arrestimet ose të kaluarën, përsa i përket ligjit, dhe lejoj përfaqësuesit e çdo institucioni të imponimit të ligjit të japë këtë lloj informacioni kur të kërkohet nga Autoriteti.

    Une  ,duke qenë i vetëdijshëm se do të bëhet një kontroll për vërtetësinë e të dhënave të deklaruara, i të kaluarës time në lidhje me zbatimin e ligjit, në nivel lokal dhe kombëtar autorizoj Autoritetin Portual Durrës të bëjë verifikimet përkatëse dhe në vijim.