Dispeceria Qendrore e Autoritetit Portual Durrës mbi situatën operacionale në Portin e Durrësit/ 26 nëntor 2021:

Tragetet në hyrje:
“Golden Bridge”, Linja Bari-Durrës ka mbërritur me vonesë dhe është akostuar në orën 09:25;

“Rigel III”, linja Bari-Durrës, mbërrin me vonesë për shkak të motit të keq;

“AF Claudia”, linja Ankona-Durrës, mbërrin në kohën e planifikuar.

Tragete në dalje:
“Golden Brigde”, parashikuar për të lundruar mbrëmjen e sotme drejt Barit;

“Rigel III”, parashikuar për lundrim mbrëmjen e sotme drejt Barit;

“AF Claudia”, parashikuar për të lundruar drejt Ankonës pasditen e sotme.


Procesi i përpunimit të 7 anijeve që ndodhen në kalatat e portit përkohësisht është pezulluar në Terminalin Perëndimor, ndërsa vijon normalisht në Terminalin e Konteinerëve dhe atë Lindor.

Ju ftojmë për çdo informacion në vijim të klikoni në faqen tonë zyrtare: http://localhost/apd .

Autoriteti Portual Durrës⚓