Category: Uncategorized

Kroçiera “Nautica” sërish në Durrës brenda muajit/ 3 shtator 2023

648 turistë amerikanë, anglezë, kanadezë, australianë, etj,mbërritën mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit me kroçierën “Nautica”.

Anija turistike është bregëzuar mëngjesin e sotëm në kalatën portuale nr.5 dhe ka sjellë në vendin tonë turistë nga 18 vende të ndryshme të botës mes të cilëve edhe nga kontinente të largëta si Australia, Amerika e Veriut, por nuk mungonin vizitorët edhe nga vendet e BE-së si Gjermani, Belgjikë, Hollandë, Poloni etj.

Shumë nga turistët do të vizitojnë sitet turistike dhe ato të trashëgimisë kulturore të qytetit bregdetar dhe zonave përreth.
Anija turistike vjen për herë të dytë brenda 1 muaji, pasi më 16 gusht solli në Durrës 663 turistë nga 20 vende të botës.

APD- STATISTIKA/ Shkëmbimi i mallrave nga Porti i Durrësit në 6 mujorin e parë të vitit 2023, Italia volumin më të madh/ 30 gusht 2023

Italia, Greqi dhe Turqia janë tre shtetet kryesore, me portet e tëcilave shkëmben më shumë mallra porti i Durrësit. Në 6 muajt e parë të këtij viti, drejt/nga portet e Italisë kanë mbërritur/nisurme anije 1042,056   tonë mallra gjithsej, ndërsa nga Greqi 422 mijë tonë dhe Turqia rreth 120 mijë ton.

Ndërkaq, sasia më e madhe e importeve, 619 mijë tonë, nëperiudhën janar-qershor 2023, ka mbërritur nga portet e Italisë. Po ashtu, edhe mallrat për eksport, rreth 424 mijë tonë, i janëdrejtuar vendit fqinjë, Italisë.

Mbërritja e importeve kryhet sipas renditjes nga  Italia, Greqia, Turqia, Malta, Kroacia, Mali I Zi, Sllovenia Libia, Egjipti, etj. 

Në listën e porteve me të cilat janë shkëmbyer mallra për import dhe eksport në këto 6 muaj janë edhe vende si SHBA, Kroaci, Tunizi, Belgjikë, Ukrainë, etj.

Në 6-mujorin e parë të këtij viti në portin e Durrësit janëpërpunuar afro 1 milion e 725 mijë tonë mallra të ndryshme.

Përvec porteve të Evropës dhe Azisë, mallra të ndryshme kanëmbërritur apo janë nisur edhe në portet e kontinenteve teAmerikës dhe Afrikës.

APD certifikatë ndërkombëtare për Sistemet e Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit/22 gusht 2023

Autoriteti Portual Durrës vijon punën në drejtim të rritjes së standardeve sipas parametrave më të mirë ndërkombëtarë. Së fundmi, APD është certifikuar me Sistemet e Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit ISO 27001:2013ISO 27001:2013 është standardi më i njohur në botë për sistemet e menaxhimit të sigurisë së informacionit (ISMS – Information Security Management System), që ju ofron kompanive në të gjitha njësitë e saj të veprimtarisë,  udhëzime për krijimin, zbatimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të një sistemi të menaxhimit të sigurisë së informacionit.

Ky standard ndërkombëtar specifikon kërkesat për vendosjen, zbatimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të një sistemi të menaxhimit të sigurisë së informacionit brenda kontekstit të organizatës. #NjësiaeStandardeve #APD #ISO

STATISTIKA/ Mijëra udhëtarë hyjnë në vendin tonë nëpërmjet detit 15 gusht 2023

Mbi 123 mijë pasagjerë u regjistruan në Portin e Durrësit vetëm gjatë muajit korrik 

Rreth 123,210 pasagjerë dhe 39,480 automjete kanë udhëtuar nga/ drejt Portit të Durrësit përgjatë muajit korrik 2023. 

Referuar të dhënave zyrtare të Autoritetit Portual Durrës, gjatë muajit që lamë pas, tragetet e linjës Durrës-Bari/Ankona kanë sjellë në vendin tonë mbi 90,965 qytetarë, ndërkohë që 32,242 udhëtarë janë regjistruar në dalje nga vendi ynë drejt Italisë fqinje. 

Një rritje e konsiderueshme e pasagjerëve është reflektuar veçanërisht gjatë dy javëve të fundit të muajit korrik, ku tragetet kanë sjellë me mijëra bashkëatdhetarë që jetojnë e punojnë jashtë kufijve, por edhe shtetas të huaj. 

Po të njëjtat burime saktësojnë se rritje e ndjeshme udhëtarëve pasqyrohet edhe në raport me muajin paraardhës ku kanë lundruar me tragete rreth 50,000 pasagjerë në total, treguar një rritje të konsiderueshme me  73,207 udhëtarë më shumë se qershori 2023. 

Përgjatë kësaj periudhe një mujore rritja është reflektuar dhe në numrin e automjeteve, trailerave dhe kamionëve të përpunuar në Terminalin e Trageteve ku numërohen 20,802 mjete më shumë se muaji që lamë pas. 

Ndërkohë vijojnë lundrimet e dyfishta të trageteve të cilat do jetë në funksion të përballimit të fluksit të shtuar të udhëtarëve i cili pritet të shënojë rritje progresive edhe në javët e ardhshme duke sjellë kështu edhe rritje të angazhimit dhe vigjilencës dhe angazhimit të të gjitha autoriteteve operuese në pikën kufitare kryesore të transportit detar në vend. 

Njoftim për shpronësimin publik “Për realizimin e projektit të portit të integruar Durrës në Porto Romano”/ 3 gusht 2023

Autoriteti Portual Durrës në kuadër të zhvillimit të projektit të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano, ju njofton se tashmë Agjencia Shtetërore për Shpronësim ka shpalluar kërkesën për shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Miratimi i masterplanit strategjik Durrës-Porto-Romano 2030, faza 1- Studimi i Fizibilitetit për ndërtimin, përditësimin dhe zgjerimin e infrastrukturës portuale të portit të integruar të Durrësit në Porto-Romano”.


 

Kërkesa si dhe lista e personave që do të preken nga shpronësimi është publikuar në fletoren zyrëtare nr.111 datë 27.07.2023. (Bashkëlidhur) 

REAGIM- Autoriteti Portual Durrës/ 29 korrik 2023

AUTORITETI PORTUAL DURRËS
NJOFTIM PËR SHTYP – PRESS RELEASE
Durrës, 29.07.2023

Autoriteti Portual Durrës shpreh indinjatën e thellë dhe dënon me forcë qëndrimet tërësisht abuzive të përfaqësuesve të koncesionarit EMS APO në disa media kombëtare, në përpjekjen për të intimiduar dhe penguar zbatimin e planeve të sigurisë dhe të administrimit portual në Portin e Durrësit.
Nënvijëzojmë faktin se institucionet shtetërore në asnjë moment nuk kanë cënuar gëzimin e qetë dhe të plotë të kontratës nga ana e EMS-APO, dhe as veprimtarinë e saj operacionale, por kanë kërkuar ushtrimin e të drejtës së kalimit për të aksesuar në sipërfaqe të një kantieri për zhvillim të miratuar me Ligj nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.
Përtej pretendimeve të pavërteta të shoqërisë EMS-APO, Autoriteti Portual ka marrë masat e nevojshme për vijimësinë e aktivitetit ditor të të gjitha terminaleve portuale, përfshirë dhe terminalin lindor, duke përmirësuar planet e sigurisë dhe planet e rregullimit të brendshëm të qarkullimit në port. Duke konsideruar fluksin e madh të pasagjerëve dhe mallrave që përpunohen në Durrës në këtë periudhë, është sigurisht e nevojshme që të ketë rritje të masave të sigurisë, masa për të cilat janë informuar përfaqësuesit e shoqërisë koncesionare.
Për më tepër është lehtësisht e vërtetueshme se aktiviteti i përpunimit të mallrave në Terminalin Lindor ka vijuar sot normalisht dhe pa pengesa, ku janë ngarkuar 14.000 tonë mall krom. Fakt ky i vërtetuar me pamje nga dronët tanë të cilët monitorojnë mbarëvajtjen e proceseve, si dhe nga pamjet satelitore të disponueshme nga ASIG.
Qëndrimet refuzuese dhe penguese të shoqërisë EMS-APO nuk gjejnë arsyetim apo mbështetje as në veprimtarinë operacionale dhe as në performancën e saj ekonomike, duke mos përmbushur, në mënyrë të përsëritur, planet e propozuara nga vetë shoqëria në kontratën koncesionare.
EMS-APO po abuzon me informacionin në përpjekje për të mbuluar faktin se është një prej shoqërive me performancën më të dobët ne Portin e Durrësit, bazuar në fakte e në shifra, e cila ka vendosur të maksimizojë fitimin e saj përmes konflikeve me Autoritetin Portual, duke kërcënuar me padi dhe arbitrazhe.
APD siguron të gjitha palët e interesuara se ne veprojmë në konformitet të plotë me ligjin dhe nuk do të lejojmë EMS-APO, dhe asnjë kompani tjetër, të njollosë procese transparente dhe operacionale të Portit, për të mbuluar paaftësinë e stafit të saj menaxhues.
Ndodhur në këto kushte, dhe pavarësisht vullnetit të mirë të autoriteteve shtetërore, është evident fakti se EMS-APO vijon të dëshmojë një mungesë të plotë vullneti për të bashkëpunuar me institucionet përkatëse si dhe ka ndërmarrë veprime të qëllimshme me synim përfitime nga vendime gjyqësore eventuale.
Për më tepër, në kushtet ku, gjatë aktivitetit koncesionar janë konstatuar në mënyrë të përsëritur një numër i gjatë shkeljesh të parashikimeve kontraktore, qendrimet dhe veprimet e sotme penguese nga shoqëria EMS-APO e bëjnë atë një subjekt aspak të besueshëm për zhvillimin e sektorit portual në Shqipëri.

Kapiteni i Portit të Durrësit, Tauland Allka, sqaron detajet si do operojnë lundrimet e dyfishuara/ 19 korrik 2019

Kapiten Tauland Allka”Në mbledhjen e fundit të Komitetit tëSigurisë të Portit, me pjesëmarrjen e të gjitha autoriteteve të cilatoperojnë në Portin e Durrësit për pritjen e pasagjerëve përsezonin turistik veror 2023, u miratuan masat shtesë përpërballimin me sukses të fluksit të pasagjerëve .

Gjatë dy javëve të fundit të muajit Korrik pritet një fluksardhjesh kryesisht nga bashkëatdhetarët tanë nga Zvicra, të cilëttradicionalisht pushimet e tyre i kanë zhvilluar në dy javët e fundit të muajit korrik, pastaj për të vijuar me gushtin, kuvijojmë me ardhjen edhe të bashkëatdhetarëve nga vende të tjeratë Bashkimit Europian, kryesisht shtetasit shqiptarë por edhe tëhuaj të cilat kanë zgjedhur të pushojnë në vendin tonë.

Nga dita e nesërme(dt.20.07.2023), pra e enjte, e premte , e shtunë e dielë, 4 ditë, do të operojmë me doppio corse, pra me pesë tragete në ditë, duke e çuar numrin mesatarisht këto ditë nërreth 7 mijë pasagjerë në ditë. Sot që flasim, aktualisht jemi nëkushtet e 4 mijë-5 mijë pasagjerëve në ditë, në varësi tëardhjeve, pra me dy udhëtime nga Bari për çdo linjë, gjithsej 4 udhëtime nga Bari dhe 1 nga Ancona, pra Ancona korrikun, gushtin dhe shtatorin do të jetë çdo ditë me tragetet e saj.

Vitin që lamë pas porti kishte një periudhë të artë përsa i takonhyrje-daljeve në vend pikërisht për shkakt të fluksit të madhsijanë pritshmërite për këtë sezon veror, duke marrë parasyshrezervimet që deri tani janë bërë?

Allka: – “Nga informacionet të cilat i kemi marrë nga agjencitëdetare të cilat operojnë në linjat Durrës-Bari dhe Durrës- Ankona, udhëtimet janë fully booked, pra janë komplet tëprenotuara, të paktën flasim për sistemin e dhomave, dhomaështë shumë vështirë për të gjetur, korriku dhe gushti ështëkomplet i prenotuar, ndërsa biletat deck apo ponte, si i quajmë tëcilat e çojnë në maksimum kapacitetin e trageteve me nga 2.600-2.700 kapaciteti maksimal që kanë dy tragetet më të mëdhenj nëlinjën Durrës-Bari.

Lidhur me masat në Sheshin e trageteve?

Allka: – Lidhur me masat në Terminalin e Pasagjerëve  ngaoperatori konçesionar i terminalit, nga Policia Kufitare, DegaDoganore Durrës, Forca e Sigurisë e Portit Durrës janë marrëmasat për të përpunuar me komplet kapacitetet maksimale tëcilat kanë, pra do të punohet në mëngjes me mbërritjet, me 32 sportele, 20 për makinat dhe 12 sportele për këmbësorët, pra përpasagjerët të cilët do të kalojnë përmes terminalit.

APD/ Dyfishohen lundrimet e trageteve nga Durrësit drejt porteve italiane/ 19 korrik 2023

Duke nisur nga dita e nesërme, datë 20.07.2023, tragetet që operojnë nga Porti I Durrësit në drejtim të Barit/Ankonës dhe anasjelltas do të dyfishohen, me qëllim përballimin e fluksit të pasagjerëve. Dy javët e fundit të muajit korrik pritet të sjellin në vendin tonë me mijëra bashkëatdhetarë por edhe shtetas të huaj, të cilët shfrytëzojnë transportin detar për të pushuar në vendin tonë. Me rritjen e fluksit të pasagjerëve ka nisur tashmë edhe zbatimi i masave shtesë, për përballimin e volumit të shtuar në rregjimin e hyrje-daljeve përgjatë këtij sezoni veror, të cilat  në mbledhjen e fundit të Komitetit të Sigurisë së Portit.

Dopio corsa do të jetë funksionale përgjatë ditës së enjte, të premte, të shtunë dhe të diel të çdo jave, deri në mbyllje të sezonit turistik veror. Tragetet e linjës Ankona-Durrës dhe anasjelltas do të jenë në linjë çdo ditë. 

Të gjitha autoritetet të cilat operojnë në Portin e Durrësit kanë bashkërenduar punën në funksion të mbarëvajtjes së operacioneve në Terminalin e Trageteve, ku janë vënë tashmë nëdispozicion 32 sportele, prej të cilave 20 sportele të dedikuarapër kalimin kufitar të automjeteve dhe 12 për pasagjerët, numri i të cilëve pritet të rritet ndjeshëm, aktualisht I përqëndruar në hyrje për në vendin tonë.

Referuar të dhënave zyrtare të kompanive të lundrimit,konfirmohet se lundrimet me tragete për dy javët e fundit të korrikut dhe gjithashtu muaji gusht janë të rezervuara plotësishtdhe tragetet do të operojnë në kapacitetet e tyre maksimale me qëllim përballimin e fluksit, i cili pritet të çojë deri në 7.000 numrin e pasagjerëve ditorë të cilët do të kalojnë përmes pikëskufitare detare kryesore të vendit.

Fluksi i sezonit veror është duke u menaxhuar nga të gjithëinstitucionet shtetërore dhe ato private që operojnë në Portine Durrësit, me qëllim mbarëvajtjen e këtij sezoni.

Lajm i mirë: CEMA me programe të reja kualifikuese për transportin multimodal/ 11 korrik 2023

Qendra e Ekselencës për Cështjet Detare në Autoritetin Portual Durrës, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, është bërë pjesë  një prej ekpsertizave më të mira ndërkombëtare për kualifikimin e stafit mbi  mallrat e rrezikshme.  

 Projekti TAIEX AL – TAIEX,  vjen në zbatim të kërkesave të Kodit IMDG (International Maritime Dangerous Goods) dhe Direktivës 2008/68/EC dhe do të mundësojë një sërë trajnimesh, vizitave studimore e misioneve eksperte për Autoritetit Portual Durrës dhe institucionet e tjera kombëtare të transportit multimodal.   

Teknikisht nga kjo ekpsetizë me trajnerë me të mirë të fushës, stafi do të kualifikohet mbi: 

1. Rritjen e ndërgjegjësimit për IMDG Code 2020 Edition – duke përfshirë amendamentin 40-20 i cili hyri në fuqi më 01 qershor 2022, nga dhënia e njohurive në lidhje me rreziqet e përfshira në transportin e mallrave të rrezikshme për individët/subjektet që do tëkontribuojnë në mënyrë efektive në transportin e sigurt të këtyre mallrave në det.  

2. Njohjen me trajnimin e përgjithshëm të ndërgjegjësimit/mobilizimit, kërkesat dhe çertifikatat e bazuara në Kodin IMDG (Kapitulli 1.3) , CFR 49 (Transporti) si dhe Seksionet e STCË A-II/1, A-II/2. Ai ka për qëllim trajnimin e të gjithë personave të angazhuar në transportin e mallrave të rrezikshme nga deti, veçanërisht detarët dhe personeli në breg. 

3. Zbatimi i acquis të BE-së për personat e përfshirë në transportin e mallrave të rrezikshme për të kuptuar, lexuar dhe zbatuar dispozitat e Kodit IMDG të cilat janë zhvilluar si një kod ndërkombëtar për transportin detar të mallrave të rrezikshme në formë të paketuar, në mënyrë që të përmirësojë,  harmonizojë transportin e sigurt të mallrave të rrezikshme dhe të parandalojë ndotjen e mjedisit. 

4. Sigurimi i koherencës së procedurave të tokës sipas Direktivës 2008/68/EC (d.m.th. RID dhe ADR) dhe Kodit IMDG. 

Statistika/ Rriten me 7% hyrje-daljet e pasagjerëve nëpërmjet Portit të Durrësit/ 6 qershor 2023

Mbi 240,000 pasagjerë dhe 95,036 automjete kanë udhëtuar nga/ drejt Portit të Durrësit përgjatë 6 mujorit të parë të vitit 2023.

Referuar të dhënave zyrtare nga Autoriteti Portual Durrës, 111,395 pasagjerë janë regjistruar në hyrje dhe 127,784 në dalje, ose në total, 15,881 pasagjerë më shumë se 6 mujori i parë i vitit paraardhës.

Ndërkohë, dhe transporti i automjeteve nëpërmjet trageteve ka reflektuar gjithashtu një rritje prej 2,079 automjetesh më shumë ne raport me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Tragetet gjatë periudhës Janar-Qershor 2023 kanë kryer gjithsej 439 lundrime me linjat nga Porti i Durrësit drejt Barit, Ankonës dhe anasjelltas, duke transportuar në rrugë detare 507,195 tonë mallra me kamionë dhe trajlera.

Po të njëjtat burime saktësojnë se edhe muaji qershor reflekton një rritje të konsiderueshme në masën 13% sa i përket transportit të pasagjerëve me tragete nga ku janë përpunuar rreth 50,000 pasagjerë dhe 18,670 automjete, respektivisht 5,650 pasagjerë dhe rreth 10,430 automjete më shumë, në raport me qershorin e vitit të kaluar.

Ndërkohë që me çeljen e sezonit veror, ka nisur edhe aplikimi i masave shtesë të shërbimeve në terminalin e trageteve për përballimin e fluksit progresiv në hyrje-daljet e udhëtarëve, të fokusuara kryesisht në rritjen e parametrave të sigurisë dhe shërbimeve që ofrohen nga subjektet private në sektorin e udhëtarëve.

Copyright © 2023 Autoriteti Portual Durres . All Rights Reserved