Category: Uncategorized

APD/ Zhvillohet takimi i parë ndër-rajonal i Adriatikut mbi planin e përbashkët ndaj ndotjeve detare/ 11 nëntor 2022

Në kuadër të iniciativës së ndërmarrë nga vendet e brigjeve të Adriatikut mbi hartimin e një plani të përbashkët ndër-rajonal i cili ka për qëllim reagimin ndaj ndotjeve detare, u mbajt nëambjentet e Autoritetit Portual Durrës një takimi dy ditor iorganizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nëbashkëpunim me REMPEC.

Në këtë takim të parë të autoriteteve kompetente për operacionet reaguese ndaj ndotjeve detare morrën pjesë përfaqësues në nivel të lartë drejtues dhe teknik të organizatave rajonale dhe kombëtare si UNEP-MAP, QNOD, Roja Bregdetare Shqëiptare si dhe përfaqësues të Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroacisë, Italisë, Malit të Zi dhe Sllovenisë. Në fokus tëdiskutimeve ishte planifikimin shumëpalësh për qasjen konceptuale dhe atë proaktive ndaj emergjencave detare tëshkaktuara nga rrjedhjet e naftës ose të lëndëve të rrezikshme dhe helmuese si dhe implementimi i praktikave më të mira në këtë drejtim duke nënvizuar koordinimin e përbashkët të veprimeve për marrjen e masave sa më shpejt dhe me efektivitet për kufizimin dhe pastrimin e ndotjeve në rastet e këtyrë incidenteve detare.

Përfaqësues nga gjashtë shtete të bregdetit të Adriatikut paraqitën sistemet kombëtare respektive për gatishmërinë dhe reagimin ndaj ndotjes aksidentale detare nga derdhja e naftësndërkohë që nga organizatorët e takimit u prezantua përshqyrtim dhe miratim draft -projekti i parë i planit ndër-rajonal të kontigjencës për ndotjen detare si dhe programin e zhvillimit të mbrojtjes detare të rajonit të Adriatikut.

Vend të veçantë në këtë takim zunë edhe dispozitat të cilat adresonin fushëveprimin dhe mbulimin e këtyre planeve kombëtare të kontigjencës për mbrojtjen nga ndotja e shkaktuar si pasojë e rrjedhjeve të naftës apo lëndëve të tjera të dëmshme dhe të rrezikshme në mjedisin detar,rishikimi i sistemeve kombëtare të gatishmërisë dhe reagimit dhe statusi i planeve të emergjencave.

Në përmbyllje të këtij takimi palët u angazhuan përbashkërendimin e strategjive dhe politikave kombëtare për trajtimin e incidenteve me pasojë ndotjen detare si dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në kuadër të mbrojtjes së ujërave detare në rajonin e Adriatikut.

APD/ Siguria në punë, cilësia dhe efiçenca e energjisë në fokus të trajntimeve/ 11 nëntor 2022

Vijojmë trajnimet e stafit të APD-së për menaxhimin portual në tërësi, atë të operacioneve në mënyrë të sigurt në Terminalet Portuale dhe Zhvillimin e Qendrueshëm, Zhvillimit Portual, në përputhje me Kërkesat e Standardeve ISO.

Kjo javë u fokusua në trajnime  në kuadër të Certifikimit dhe Standardizimit të menaxhimit të cilësisë, të mjedisit, të sigurisë dhe shëndetit në punë si dhe efiçencës së energjisë, ku u prezantuan rezultate lidhur me Sigurinë në Punë, diskutime dhe rekomandime mbi këto cështje të mprehta që lidhen me operacionet portuale.

 Pjesë e tyre ishin dhe përafqësues të PMNZSH dhe Departamentit Zjarrfikës të Portit Antëerpit, të cilët ndanë eksperiencën e tyre  mbi praktikat më të mira që përdoren në luftën kundër zjarrit në një anije. 

Autoriteti Portual Durrës nëpërmjet Njësisë së Standardeve dhe Cilësisë ka prioritet përshtatjen dhe zhvillimin e Sistemeve të Menaxhimit sipas Standardeve ISO, me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të performancës, cilësisë së mjedisit, sigurisë në punë dhe efiçencës së energjisë, që synojnë përmbushjen e normave ndërkombëtare.

APD/ 25 vite bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza/ 10 nëntor 2022

Ceremonia me rastin e 25 vjetorit të themelimit të Njësisë Kufitare Detare Italiane (NUFROM) e cila shënon edhe fillesat e bashkëpunimit të ngushtë midis Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Guardia di Finanza-s, u zhvillua pasditen e së mërkurës një ceremoni në nderim të këtij përvjetori në Portin e Durrësit.

Në këtë aktiviteti i pranishëm ishte Komandanti i Përgjithshëm i Guardia di Finanza Italiane, Gjeneral Armate Giuseppe Zafarana, Ambasadori i Italisë në Shqipëri z.Fabrizio Bucci, si dhe përfaqësuesve të Lartë të Policisë, kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku si dhe drejtues lokalë.

Komandanti i Përgjithshëm i Guardia di Finanza-s, Gjeneral Armate Giuseppe Zafarana dhe Ambasadori Bucci vlerësuan bashkëpunimin bilateral mes dy strukturave tona policore si të shkëlqyer dhe theksuan se Shqipëria është një partnere e besueshme dhe profesionale, kontributi i së cilës ka bërë që tashmë bashkëpunim ynë të vuloset me besimin reciprok mes palëve.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku gjatë fjalës së tij, ndër të tjera, theksoi se misioni është i përbashkët dhe se Policia e Shtetit është krah për krah me GDF-në dhe me partnerët, si një organizatë e besueshme dhe profesionale në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.
“Ta gëzojmë këtë 25-vjetor të bashkëpunimit dhe uroj të arrijmë edhe më shumë rezultate gjatë tij, midis nesh dhe midis brezave të ardhshëm që do të çojnë përpara stafetën e bashkëpunimit dhe të shërbimit sa më cilësor për qytetarët”- tha Rrumbullaku.

Transporti detar më i preferuar nga shtetasit e huaj, në 9 muaj rriten me 33 % hyrje-daljet nëpërmjet Portit të Durrësit/ 24 tetor 2022

Transporti detar i pasagjerëve ka pasur një ecuri pozitive e cila pritet të mbetet e tillë gjatë gjithë këtij viti. Sipas të dhënave statistikore zyrtare, mësohet se Porti i Durrësit po përdoret gjithnjë e më shumë për të hyrë apo dalë nga vendi ynë, duke i dhënë qëndrueshmëri këtij sektori pavarësisht krizës ekonomike që ka cekur edhe sektorin detar. Trafiku detar gjatë 9 mujorit të këtij viti, ka njohur rritje me 17 % më shumë ose 94, 827 udhëtarë më shumë që e përdorën atë. Në total, në 765 lundrime që tragetet e linjave kanë kryer, kanë transportuar 669,010 pasagjerë, 313,263 prej të cilëve janë regjistruar në hyrje dhe 355,747 udhëtarë në dalje nga vendi ynë. 

Por cilët shtetas e kanë përdorur më shumë Portin e Durrësit?

Të dhënat tregojnë se 238, 100 shtetas që kanë hyrë apo dalë nëpërmjet Portit të Durrësit janë të huaj, si: italianë, polakë, amerikanë, gjermanë, spanjollë, etj, të cilët kanë përbërë në tërësi një rritje prej 33 % shtetas të huaj më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo dëshmon edhe numrin e vizitorëve të huaj që kanë zgjedhur vendin tonë për të kaluar pushimet verore apo për të vizituar atë. 

Referuar të dhënave statistikore, Autoritetit Portual Durrës informon se në 669,010 pasagjerë që janë përpunuar në Portin e Durrësit gjatë kësaj periudhe është reflektuar rritje me 94,827 pasagjerë më shumë në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Bashkë me pasagjerët tragetet kanë transportuar dhe 153,500 automjete dhe 62,561 kamionë e trailer.

APD/ Porti i Durrësit dhe Porti i Antwerp thellojnë bashkëpunimin në kualifikimin e burimeve njerëzore/ 21 tetor 2022

Me konkretizimin e investimeve të planifikuara në infrastrukururën e zonave portuale Durrës – Porto Romano, lind nevoja për të plotësuar kualifikimin e stafit të Autoritetit Portual dhe për të modernizuar ofrimin e shërbimeve sipas modelit të ri “një Autoritet, dy porte”.

Ekspertë nga Qendra e Kualifikimeve e Portit të Antverpit (APEC) po asistojnë aktualisht ekipin drejtues të APD në zhvillimin e procedurave standarte në përputhje me standartet ISO, politikat tarifore dhe konkurrueshmërinë.

Në këtë kontekst u zhvilluan disa trajnime intensive në Portin e Durrësit me fokus të posaçëm zbatimin e standarteve për sigurinë dhe shëndetin në punë, në zonat portuale, hartimin e librit të ri të tarifave dhe përsosjen e organikës së Autoritetit Portual.

Partneriteti i hershëm me Portin e Antwerp, si një prej liderve europianë dhe botërorë në fushën e logjistikës portuale, po thellohet edhe më tej në funksion të projekteve zhvillimore të Ballinës ujore të Durrësit dhe Portit të ri të integruar në Porto Romano.

APD/ Dy anijet më të veçanta të flotës detare botërore gjatë qëndrimit të tyre në Portin e Durrësit, tërhoqën vëmendjen e qindra vizitorëve/ 21 tetor 2022

Si rrallëherë në Portin e Durrësit, dy prej anijeve më të veçanta të flotës detare botërore, mbretëresha e velierave “Amerigo Vespucci”dhe libraria lundruese më e madhe në botë “Logos Hope”, u kthyen në atraksione për qindra qytetarë kureshtarë, të cilët patën mundësinë t’i vizitojnë ato nga afër, gjatë qëndrimit në Portin e Durrësit.

Anija librari më e madhe në botë “Logos Hope” qëndroi e akostuar në kalatën nr.4 të Portit të Durrësit për rreth 10 ditë, duke marë vëmendjen e qytetarëve të grupmoshave të ndryshme, që e vizituan atë dhe u njohën nga afër me titujt e librave dhe historikun e “fshehur” brenda saj. Nxënësit e shkollave publike dhe jo publike të Durrësit, por jo vetëm, ishin ata që patën mundësinë dhe shfrytëzuan këtë event të rëndësishëm kulturor, për t’u njohur me mbi 5000 titujt e librave që anija kishte në bordin e saj, por dhe historikun e mbi 64 kombësive që përfaqësonin 400 vullentarët brenda saj.
Nga Autoritetit Portual Durrës u mundësua logjistika dhe gjithë kushtet e nevojshme për qëndrimin e anijes në kalatën nr.4, por edhe gatishmërinë e efektivëve të Forcës së Sigurisë Portuale, Divizionit Operacional,etj.

Por, edhe mbërritja dhe qëndrimi 3 ditori i anijes- shkollë italiane ‘Amerigo Vespucci’në Portin e Durrësit, e konsideruar si anija më e bukur në botë, ishte një tjetër ngjarje e rëndësishme për diplomacionë detare shqiptare.

Vizita e këtyre dy anijeve në Portin e Durrësit, bënë që Porti të hap dyert për qindra kureshtarë, të cilët përllogariten mbi 16,000 të tillë, pjesa më e madhe e të cilëve i tërhoqi historiku i më të bukurës së marinës italiane dhe veprimataria e saj 91 vjeçare.

APD/ Mbërrin në Portin e Durrësit ” anija më e bukur në botë”/ 16 tetor 2022

Anija-shkollë italiane ‘Amerigo Vespucci’ e konsideruar si anija më e bukur në botë, ka mbërritur ditën e sotme në portin e Durrësit.

Që prej vitit 1931, anije me vela është një ndër perlat e Marinës ushtarake italiane.
E ndërtuar në vitin 1931 në kantieret e Castellammare di Stabia, anija Amerigo Vespucci ka edukuar breza të tërë oficerësh, duke realizuar më shumë se 70 fushata edukimi nëpër botë. Në vitin 2018, ka shkuar edhe në Rrethin Arktik.
Anija vjen në Shqipëri në kuadër të veprimtarisë së rëndësishme të “diplomacisë detare” e cila përkon me përmbylljen e fushatës së edukimit 2022, veprimtari e cila, për Ministrinë e Mbrojtjes italiane, është e një rëndësie të veçantë.

Anija do të jetë e hapur për publikun në ditët dhe orët në vijim:

17.10.2022, ora 10:00-12:00& 14:00- 19:00;
18.10.2022, ora 16:00-21:00.

Informacione mbi “anijen më të bukur në botë”

Anija ishte projektuar, si “binjaku” i saj Cristoforo Colombo, nga Francesco Rotundi, inxhinier dhe nënkolonel i Inxhinierëve Detare, si dhe drejtor i kantjerëve të Castellammare di Stabia.
Më 22 shkurt 1931 (86 vjet më parë) anija Amerigo Vespucci u lëshua në Castellammare di Stabia, ende në shërbim sot për trajnimin e oficerëve të Akademisë së Livorno.
Vespucci ka përmirësuar nga 2014 në 2016 përmirësimin e aftësive operacionale në bord dhe mbi të gjitha përshtatjen e marrëveshjeve logjistike me standardet moderne. Pajisjet e shtytjes dhe gjenerimit të energjisë janë zëvendësuar tërësisht me produkte të avancuara teknologjikisht; njësia është pajisur me një helikë të ri dhe sisteme të reja platformash, më efikase dhe rigoroze të orientuara për mbrojtjen e mjedisit.

Aktiviteti i rëndësishëm “përtëritje” dhe “ri-stilim” i Vespucci u koordinua nga Menaxhimi i Punëve dhe Shërbimeve, dhe në veçanti nga Seksioni i Studimeve i MM Arsenal në La Spezia, me një kontribut të rëndësishëm nga forca e punës “në shtëpi”. nga punonjësit e arsenalit dhe nga ekuipazhi.
Që nga hyrja në shërbim, anija ka kryer aktivitete trajnuese çdo vit (me përjashtim të vitit 1940, për shkak të ngjarjeve të luftës, dhe në vitet 1964, 1973 dhe 1997, për punë të jashtëzakonshme), kryesisht për studentët e Akademisë Detare, por edhe të studentëve Vullnetarë në ndalesë fikse dhe të studentëve të Kolegjit Detar, tani Shkolla Ushtarake Detare “Francesco Morosini”.
Nga pikëpamja tekniko-ndërtimore, Amerigo Vespucci është një anije me vela me motor; nga pikëpamja e pajisjeve të lundrimit është “e manipuluar me anije”, prandaj me tre direk vertikal, pjesën e përparme, kryesore dhe të errët, të pajisur me oborre dhe vela katrore, plus shigjeta në hark, në fakt një direk i katërt. Njësia është e pajisur gjithashtu me vela prerëse: kthetrat, në hark, midis harkut dhe pjesës së përparme, qëndron, midis lafshës dhe kryesore dhe midis kryesore dhe mizzen, dhe bishtin kryesor, të pajisur me bum dhe majë, në mizzen.
Ekuipazhi përbëhet nga burra dhe gra ushtarake 270. Në periudhën e verës, anije embarks studentët vullnetare në firmë fikse të parë, dhe më pas kadetët dell`Accademia Detare për fushatën e zakonshme Arsimit, rritjen e ekuipazhit të tjera në lidhje me njësitë 100 kështu që vijnë me shpejtësi të plotë për mbi njerëzit 400 bord .
Këtë vit 79 studentë të Vullnetarëve të Kursit të 24-të në Stacionare Katërvjetore Fikse (VFP4) gjatë ndalesës në Montreal u alternuan nga 125 studentë të klasës së 1-të të Akademisë Detare të Livorno, përfshirë 18 studentë të huaj.
Studentët në bord, të zhytur në një kontekst unik pune të llojit të tij, mësojnë bazat e artit detar dhe të shkuarjes në det duke vënë në praktikë atë që është studiuar deri më tani në libra, ata stërviten me pajisjet e marinarit që ngrihen në pemë dhe llogaritin me sekstanti pozicioni i njësisë në lidhje me yjet.

Shkolla Detare e Amerigo Vespucci është Ambasadori i UNICEF-it nga shtatori 2007.

APD/ Anija librari tërheq vëmendjen e dhjetëra vizitorëve në vetëm një javë qëndrim në Durrës/ 14 tetor 2022

Anija librari “Logos Hope”, e akostuar në Portin e Durrësit prej  një jave, ka tërhequr vëmendjen e dhjetëra vizitorëve të moshave të ndryshme. Vetëm nga shkolla të arsimit parauniversitar numërohen rreth 1200 nxënës që kanë shfletuar larmishmërinë e librave që ndodhen brenda saj, por edhe elementeve të ndryshëm që ndodhen brenda saj që kanë tërhequr vëmendjen e tyre.

Autoriteti Portual Durrës, nëpërmjet efektivëve të sigurisë portuale, në bashkëpunim me Zyrën Vendore Arsimore Durrës, janë kujdesur për koordinimin e vizitave në anije dhe mbarëvajtjen e tyre.

Kur kanë mbetur dhe pak ditë qëndrimi të anijes në Durrës, interesi vijon të jetë i shtuar nga nxënës e qytetarë që do e vizitojnë atë, sipas programit dhe orareve të planifikuara.

Ekuipazhi prej 400 vullnetarësh nga 64 kombësi të ndryshmë të botës ka rezervuar mikëpritje të  veçantë për vizitorët.

Konsultimi i “Librit të Tarifave të Autoritetit Portual Durrës”/ 11 tetor 2022

“Libri i Tarifave të Autoritetit Portual Durrës” nga sot i hapur për konsultim publik deri në fillim të muajit nëntor 2022.

Autoriteti Portual Durrës e konsideron shumë të rëndësishëm procesin e konsultimit për miratimin e Librit të tarifave. Edhe pse kuadri rregullator aktual e kufizon konsultimin e tarifave portuale në marrjen e disa pëlqimeve formale, mendojmë se konsultimi publik është çelësi i një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës.

Parimet bazë të librit të ri:

Tarifa të qarta për të gjithë përdoruesit, operatorët privatë dhe klientët,

Përfshijmë shërbime të reja dhe luftojmë informalitetin,

Në kohë krize nuk rrisim tarifat e përpunimit të mallrave.

Ndaj ftojmë të gjitha grupet e interesit dhe përdoruesit e Portit në tërësi, të japin komentet dhe sugjerimet e tyre në linkun bashkëlidhur :

https://konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Detaje/522

APD/Certifikimi dhe Standardizimi nëpërmjet ISO, prioritet për përmbushjen e normave ndërkombëtare/10 tetor 2022

Në kuadër të Certifikimit dhe Standardizimit të menaxhimt të cilësisë, të mjedisit, të sigurisë dhe shëndetit në punë si dhe efiçencës së energjisë, stafi i Autoriteti Portual Durrës, u auditua nga Quality Austria për implementimin e Sistemit të Integruar të Menaxhimit.

Autoriteti Portual Durrës nëpërmjet Njësisë së Standardeve dhe Cilësisë ka prioritet përshtatjen dhe zhvillimin e Sistemeve të Menaxhimit sipas Standardeve ISO, me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të perfomrmancës, cilësisë së mjedisit, sigurisë në punë dhe efiçencës së energjisë, që synojnë përmbushjen e normave ndërkombëtare.

Që prej marsit 2021, Autoriteti Portual Durrës është i certifikuar në 4 standarde ndërkombëtare ISO 9001:2015(MENAXHIMI I CILËSISË); ISO 45001:2018 (MENAXHIMI I SIGURISË DHE SHËNDETIT NË PUNË); ISO 14001:2015(MENAXHIMI I MJEDISIT); dhe ISO 50001:2018(MENAXHIMI DHE EFIÇENCA E ENERGJISË).

Copyright © 2022 Autoriteti Portual Durres . All Rights Reserved