Porti i Durresit menaxhohet nga Autoriteti Portual Durres (APD)
Organet drejtuese te tij jane:
– Keshilli Drejtues,
– Drejtoria Ekzekutive, qe drejtohet nga Drejtori i Pergjithshem Ekzekutiv cili eshte pergjegjes per operimin dhe menaxhimin e Portit
Ligji per Autoritetin Portual nr.9130 08.09.2003, i krijon kushtet APD-se të ushtroje aktivitetin si një autoritet i pamvarur vet-financues, duke rritur në këtë mënyrë mundësitë për t`iu përgjigjur më shpejt dhe direkt nevojave të përdoruesve te Portit dhe sfidave te reja si vend kandidat ne BE
APD eshte i vetmi autoritet pergjegjes per aktivitetet ne port si: ngarkim – shkarkimi, mirembajtja infrastruktures dhe superstruktures, mirembajtja e akuariumit, mirembajta e paisjeve dhe ndertesave dhe ne bashkepunim me kompanite private spedicionere, ben magazinimin dhe shperndarjen e mallrave.
Autoriteti Portual Durrës eshte përgjegjës për planifikimin e strategjisë dhe hartimin e planeve të ndryshme për zhvillimin e Portit të Durresit, duke marrë parasysh interesat e industrisë së portit, biznesit, dhe të tregtisë.
Porti i Durresit perpunon te gjitha llojet e mallrave si : rifuzo te thata, rifuzo te lengshme, mallra gjenerale, kimikate, mallra te rrezikshme, plehera kimike, konteinere, ro-ro, ngarkesa te renda etj. Kjo konsiston ne importimin e mallrave si: miell, grure, cimento, karburant, materiale ndertimi, qymyr, mallra ushqimore, konteinere dhe ne eksportin e mallrave si: mineral kromi, ferro-krom, skrap, konteinere, klinker dhe mallra gjenerale.
Me 2,2 kilometra kalata operacionale kalate, 11 kalata porti i Durrësit është në gjendje të përpunojë rreth 78% të trafikut ndërkombëtar detar të Shqipërisë. Porti i Durrësit aktualisht ka një kapacitet tregtar prej mëse 5 milion ton ngarkesë të përgjithshme dhe rifuxho.
Zhvillimi i Portit të Durrësit, ka kaluar shumë etapa , për të arritur këtu ku jemi sot një port i qëndrueshëm, i sigurt dhe tërheqës dhe një vend me vlera për shoqërinë. Mbas privatizimimet te nje sere sherbimesh, APD po ndërmer ndryshime të tjera strukturore dhe organizative për t`iu përgjigjur më mirë kërkesave të tregut që ndryshon me shpejtësi.
Ai po ristrukturohet për t`u shndërruar në një port pronar toke me pjesën më të madhe të shërbimeve operacionale të siguruara nga sektori privat. Këto përmirësime operacionale dhe administrative marrin një mbështetje të fuqishme nga qeveria Shqipëtare e cila është e angazhuar në lehtësimin e tregëtisë nëpërmjet Ballkanit si pjesë e proçesit integrues Euro-Atllantik nëpër të cilin po kalon aktualisht rajoni.
Misioni Yne
Me menaxhim eficient ti mundesojme komunitetit te transportit, klienteve portuale, perdorimin e faciliteteve te portit, duke ofruar sherbim cilesor e te besueshem per kalimin e mallrave nga transporti detar ne ate rrugor , hekurudhor me cmime konkuruese dhe ne perputhje me standartet nderkombetare te ruajtjes se mjedisit