Shërbimi i rimorkiatorit
Të gjitha mjetet lundruese mbi një gjatësi dha tonazh të caktuar akostohen në portin e Durrësit nën kujdesin e rimorkiatorëve të ASHD (Anije të Shërbimet Detar sha).
Drejtuesit e saj thonë se “arbitër” i të gjitha lëvizjeve për mjetet e mëdha lundruese që mbërrijnë në Durrës, mbetet Kapiteneria e portit, ndërsa Piloti si të ishte “dirigjent” drejton të gjithë operacionin e akostimit.
Shërbimi i rimorkiatorëve në port është i detyrueshëm për të gjithë mjetet lundruese mbi 1000 GT. Për anijet me gjatësi mbi 140 metra është i detyrueshëm shërbimi i dy rimorkiatorëve.
Gjithçka në përputhje të plotë me regullat dhe udhëzimet e miratuara nga Drejtoria e Përgjithshme Detare dhe autoritetet e tjera të shtetit shqiptar.
Bashkë me rimorkimin e anijeve në akuatoriumin e portit, Anijet e Shërbimit Detar kryejnë një sërë shërbimesh të tjera brenda dhe jashtë portit.
10 rimorkiatorë e ASHD, që mbajnë kryesisht emra që të kujtojnë qytetin dhe detin, “Dyrrah”, “Epidamn”, “Adriatik”, etj. me numrat rendorë përkatës, përbëjnë flotiljen e Shoqërisë private, që kryen shërbimet e saj në të gjithë portet e vendit dhe ujrat territoriale të Shqipërisë, sipas një kontrate të vitit 2017.
Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni: Email: [email protected]
Telefon: +355 52 222288; 0672060081


