Durrësi është një qytet-port me komunitete urbane pranë operacioneve të portit dhe lidhjeve tokësore.
Lidhur me njohjen e këtyre bashkësive që kanë pritjet e komoditetit, Porti i Durrësit nxit një vizion të përbashkët ndërmjet portit dhe qytetit. Kjo përfshin konsultime, aktivitete dhe organizime të vazhdueshme si dhe partneritete bazë me grupet e ndryshme të komunitetit të qytetit tonë.

Porti Durrësit, është një port i cili përkushtohet ndaj komunitetit dhe qytetit duke u angazhuar në aktivitet të ndryshme tē cilat organizohen në qytetin e Durrësit me ata që jetojnë, punojnë dhe veprojnë në këtë qytet.

Duke vepruar kështu, Porti ynë, më i madhi në vend, krijon dhe mban marrëdhënie pozitive dhe një lidhje të fortë me komunitetit dhe palët e interesit përmes një dialogu të hapur, transparencës, pjesëmarrjes së publikut dhe komunikimit të dyanshëm.

Autoriteti Portual Durrës, kryen një numër të madh iniciativash të angazhimit të komunitetit duke përfshirë:

  • Mbledhje të vazhdueshme mbi nevojat e ndryshme të cilat has komuniteti ynë në përditshmëri
  • Kontribute në rast fatkeqësish natyrore, siç ishin: Tërmeti i 26 Nëntorit të vitit 2019, dhe Pandemia Globale përgjatë vitit 2020 “Sars Covid II”
  • Organizon aktivitete të vazhdueshme me fëmijët me aftësi të kufizuara.
  • Merr pjesë dhe është i gatshëm në mirëorganizimin e një sezoni turistik efikas për të gjithë udhëtarët të cilēt vizitojnë qytetin e Durrēsit.
  • Në bashkëpunim me Bashkinë Durrës dhe Prefekturën e qytetit, Autoriteti Portual merr pjesē nē aktivitete, mbledhje dhe organizime, të cilat zhvillohen në qytet.

Porti i Durrësit është i përkushtuar të sigurojë informacion në kohë dhe të azhornuar duke këshilluar komunitetin lokal për projektet e ardhshme dhe ngjarje të tjera që mund të ndikojnë në komunitet përmes Njoftimeve Publike, postës elektronike dhe mediave sociale.