Praktikat Mësimore

Programi i praktikës mësimore/profesionale për studentë i ofruar nga Autoriteti Portual Durrës mundëson lidhjen midis njohurive teorike të fituara gjatë studimeve dhe punës praktike në APD. Ky program zgjat sipas pёrcaktimeve tё institucioneve arsimore dhe nuk nënkupton ndonjë marrëdhënie formale pune me APD. Zhvillimi i praktikës është pa pagesë dhe qëllimi mbetet përfitimi i një përvoje kualifikuese për zhvillimin e mëtejshëm të aftësive profesionale, akademike dhe personale.Gjatë praktikës mësimore, studentët e përzgjedhur do të vendosen në sektor/njësi organizative të caktuara të APD-sё dhe do të punojnë nën udhëzimet e mbikëqyrësve të sektorëve/njësive përkatëse. Para çdo aplikimi, studentët  duhet të përcaktojnë fushën e interesit ose njësitë organizative, të cilat i konsiderojnё të dobishme për kryerjen e praktikës.

Praktikat Mësimore

Dokumentacioni i kërkuar

  1. Formulari i Aplikimit  ku të përcaktohet fusha e kryerjes së praktikës;
    Shkarko Formularin
  2. Curriculum Vitae;
  3. Fotokopje e dokumentit të identifikimit;
  4.  Vërtetim nga Institucioni i Arsimit të Lartë, ku praktikanti është duke vazhduar studimet, me specifikimin e vitit të studimit dhe të listës së notave nga Universiteti përkatës (listën e notave të gjitha semestrave të përfunduar deri në momentin e aplikimit);

-Kriteret e përgjithshme për kryerjen e praktikës:

Praktika mësimore në APD mund të kryhet nga studentët të cilët plotësojnë kriteret si më poshtë:

  1. Të jenë në mbarim të studimeve të larta universitare bachelor dhe/ose master brënda ose jashtë vendit.
  2. Të kenë njohuri të mira të kompjuterit në programet e MS Office.

-Kriteret që përbëjnë avantazh:

  1. Vlerësimi i listës së notave, sipas rastit prioritet do të ketë vlerësimi i notave në lëndët që përkojnë me fushën e kryrjes së praktikës mësimore.
  2. Prioritet do të kenë studentët që ndjekin/kanë ndjekur studimet në fushat e detarisë;
  3. Curriculum vitae;

Praktikat Profesionale

Dokumentacioni i kërkuar

  1. Formulari i Aplikimit  ku të përcaktohet fusha e kryerjes së praktikës;
    Shkarko Formularin
  2. Curriculum Vitae;
  3. Fotokopje e dokumentit të identifikimit;
  4. Diplomë të noterizuar

Kriteret e përgjithshme për kryerjen e praktikës:

  1. Të kenë përfunduar arsimin e lartë (bachelor ose master) brenda ose jashtë vendit.
  2. Të jenë të moshës deri 30 vjec.

Kritere që përbëjnë avantazh:

  1. Vlerësimi i rezultateve të arritura gjatë viteve të studimit.
  2. Sipas fushave të studimit me interes referuar objektivave të CEMA-s.

CV dhe formimi i përgjithshëm i aplikuesit.

Formulari dhe dokumentacioni i kërkuar të dërgohen me email në adresën:[email protected] https://durresport.al/wp-content/uploads/2020/10/Sequence-01.mp4