Projekti SUPAIR mbledh përfaqësuesit e porteve fqinje në Durrës

Përfaqësues të porteve të Adriatikut dhe Jonit kanë diskutuar këto ditë në Durrës mbi hapat e mëtejshëm në zbatim të projektit SUPAIR, i cili përcakton se “një port i qëndrueshëm me emetim të ulët karboni është ai, që në

konsultim të ngushtë me përdoruesit dhe palët e interesuara, punon vazhdimisht me përgjegjësi, për të siguruar begatinë ekonomike dhe

përmirësimin afatgjatë të cilësisë së jetës në zonën e portit, si dhe të komunitetit urban që ai shërben”.

Në Takimin e zhvilluar në mjediset e Autoritetit Portual Durrës përfaqësuesit e vendeve të ndryshme sollën përvojat dhe rezultatet e fundit që janë arritur në zbatim të këtij projekti. Autoriteti Portual Durrës në vecanti është i angazhuar në planin e tij të veprimit i cili fokusohet në “Rivitalizimin e Hapësirave të Gjelbërta, krijimin e zgjidhjeve miqësore me mjedisin dhe zbatimin e sistemeve multimodale të transportit”

Portet e perfshirë në projektin SUPAIR që do të vijojë deri në fund të këtij viti janë: Autoriteti Portual i Rrjetit te Adriatikut Lindor (IT) ; Autoriteti Portual I Detit Adriatik Verior (IT) ; Autoriteti Portual I Pireut (GR) ; Autoriteti Portual Selanik (GR) ; Porti I Koperit ( SLL) ; Autoriteti Portual Durres (AL) ; Porti i Bar – Tivar (MiZ