APD: Ndërhyrja e zjarrfikësve Portualë parandalon djegien e banesës

Ndërhyrja në kohë e forcave Zjarrfikëse të APD-së   parandaloi sot në mesditë   përhapjen e flakëve në një banesë private.

Forcat zjarrfikëse portuale, pas sinjalizimit për shfaqjen e vatrës së   zjarrit në një banesë shumë pranë APD-së ,   kanë ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur fillimisht evakuimin e banores së rrezikuar   dhe më pas shuarjen e zjarrit

Reparti i Zjarrfikëseve pranë Autoritetit Portual Durrës, përveç veprimtarisë   kryesore brenda territorit portual ka marrë pjesë edhe në operacionet e shpëtimit dhe mbrojtjes kundër zjarreve në hapësirën e qytetit të Durrësit.