Marrëdhënie me publikun

MARRËDHËNIE ME PUBLIKUN

Rrjedhja e lirë e informacioneve, dialogu i hapur, besimi dhe transparenca, janë me rëndësi thelbësore për komunikimin efektiv me publikun. Mbështetja dhe mirëkuptimi nga publiku është një përfitim i drejtpërdrejtë që vjen si rezultat i marrëdhënieve efektive me publikun. Prandaj, është me rëndësi të veçantë për individët që komunikojnë në emër të Autoritetit Portual Durrës, që rregullisht të vlerësojnë mjedisin në të cilin ata komunikojnë dhe të identifikojnë mundësitë e komunikimit. Kjo do të bënte të që informacionet e rëndësishme të përcillen tek publiku. Është me rëndësi të veçantë të kuptohet se marrëdhënia me publikun paraqet një proces që përfshin shumë hapa, nga të cilët më të rëndësishmit janë analiza e situatave të ndryshme, transparenca, kuptimi i nevojave dhe pritjeve të publikut, por edhe qëllimet e komunikimit të APD-së.

Në thelb të marrëdhënieve me publikun qëndron ideja se qëllimi kryesor është të ndërtohen marrëdhënie reciproke të dobishme në ndërmjet APD-së dhe audiencave të saj të ndryshme.

STRATEGJITË PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN

Nëpërmjet komunikimit të hapur, interaktiv dhe mirëkuptimit është e mundur që të arrihet mirëkuptimi, informimi, përgjigja ndaj nevojave të mjedisit dhe menaxhimi i perceptimeve.

Qëllimi primar i çdo strategjie të marrëdhënieve me publikun është krijimi ose ndryshimi i opinionit apo qëndrimit të një audience të caktuar. Përderisa, aktivitetet në programin e marrëdhënieve me publikun kanë për qëllim informimin e publikut lidhur me punën e Autoritetit Portual dhe rëndësinë e saj.

Llojet kryesore të strategjive të marrëdhënieve me publikun janë marrëdhëniet me mediat, organizimi dhe menaxhimi i takimeve dhe ngjarjeve të veçanta, reklamimi dhe dërgimi i materialit të përpunuar në median e shkruar.

Në esencë, marrëdhëniet me publikun nënkuptojnë komunikimin me mediat e shtypura, ato elektronike dhe me mediat në internet lidhur me çështje specifike, me qëllim që të sigurohen informacione të kuptueshme, mbështetëse dhe të kënaqshme për publikun.

Takimet dhe ngjarjet e veçanta mundësojnë një prezantim të gjerë të një teme apo çështje, pjesëmarrjen direkte dhe promovimin e Autoritetit Portual Durrës.